Mazhoranca refuzon të heqë imunitetin e Ballukut, reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i është përgjigjur interesimit të News24 lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Parlamenti nuk ka asnjë ngut për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kujtojmë se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit është depozituar në Kuvend që më 16 dhjetor 2025, ndërsa Balluku është marrë e pandehur për akuza që lidhen me tendera me vlerë miliona euro.

Në përgjigjen për News24, Ambasada amerikane thekson rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke e konsideruar atë thelbësore për bashkëpunimin dypalësh.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA për News24.

Megjithatë, përfaqësia diplomatike amerikane ka shmangur komentet direkte lidhur me çështjen konkrete të Belinda Ballukut, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces në hetim.

“Nuk kemi koment për çështjet ligjore që janë në proces”, nënvizohet më tej.

Një ditë më parë, edhe Komisioni Europian reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për çështjen Balluku. Nga Brukseli u theksua se përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit bie mbi Parlamentin e Shqipërisë.

“Është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë që të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve”, deklaroi Komisioni Europian.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë mbështetës të Reformës në Drejtësi që prej nisjes së saj, si dhe të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Mbështetja ka qenë e vazhdueshme për punën e SPAK, GJKKO dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Related Posts

Lajmi i fundit – Gjykata Speciale e Hagës liron ish-komandantin e UÇK-se

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot më 10 shkurt 2026 dhe…

“Rruga e vdekjes”- Tjetër aksident me 3 viktima

Një tjetër tragjedi rrugore është shënuar në Rumani, vetëm pak ditë pas aksidentit fatal ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut që udhëtonin nga Selaniku drejt Francës…

Shqipëria nën “sulmin” e shtrëngatave, ja dy ditët më të këqija të kësaj jave

Java e dytë e muajit shkurt pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar, ku sipas parashikimeve meteorologjike vendi do të jetë nën ndikimin…

LAJM I FUNDIT/ Deputeti demokrat çohet me urgjencë drejt Traumës, ka goditje në kokë

Deputeti demokrat Bledion Nallbati ka mbetur i plagosur gjatë protestës. Partia Demokratike ka shpërndarë disa pamje ku pretendon se Nallbati është goditur nga efektivët e policisë. Në…

A do të futen protestuesit në Parlament? Flamur Noka nuk e përjashton si skenar

Noka u shpreh se Parlamenti duhet t’u përkasë qytetarëve dhe jo grupeve që, sipas tij, e kanë marrë peng funksionimin e tij. Deputeti i PD, Flamur Noka…

LAJM I FUNDIT/ U qëllua me shkopa gome pas koke dhe iu hodh spraj në fytyrë, Bledion Nallbati në gjendje të rëndë te Trauma, Sali Berisha niset me urgjencë

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të martë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë incidenteve nuk kanë munguar edhe…