Humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë gjyqtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Drejtësia në vendin tonë është në zi, pasi ish-gjyqtari Ded Miri, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.

Mësohet se Ded Miri, i cili më parë ka qenë drejtuesi i Gjykatës së Kurbinit, vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur gjyqtari Olti Skrame, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se Ded Miri e ka ndihmuar në hapat e tij të parë si magjistrat.

“Kur nisa detyrën në korrik 2019, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ishte drejtues i gjykatës në pozitën e zv. kryetarit. Më ka pritur shumë mirë, duke më garantuar efektivisht pavarësi dhe mundësi për të ndikuar në përmirësimin e imazhit të gjykatës, bashkë me kolegët dhe administratën”, thekson ai në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Sot është ndarë nga jeta, për arsye shëndetësore, Ded Miri, ish-gjyqtar dhe ish-drejtues gjykate!

Jeta e tij është për libër. Lindur, më 5 mars 1956, në Fushë-Kuqe, Kurbin, ka qenë banues i përhershëm i asaj zone.

I vetmi mashkull i mbijetuar i familjes së tij, nga shfarosja e kryer nga komunistët, të cilët, pavarësisht angazhimit në Frontin Antifashist Nacional-Çlirimtar, pas Luftës, vranë 11 anëtarë të familjes Miri, për shkaqe politike.

Pas dënimit “vetëm” me burgim në Burgun e Spaçit, e kalimit të tetë viteve në këtë burg, si dhe të pesë viteve, me punë të detyruar, në minierën pranë tij, u sëmur me silikozë, por mbijetoi, si pak të dënuar të tjerë.

Pas viteve ‘90, fillimisht kaloi disa vite në polici, edhe duke u plagosur me disa goditje me armë zjarri, gjatë ushtrimit të detyrës. Nga viti 1994 ka ushtruar, fillimisht, detyrën e ndihmës-gjyqtarit, e mandej atë të gjyqtarit, deri në mars 2023, kur me mbushjen e moshës 67-vjeçare, në dallim nga të tjerë, nuk u ngul me thonj pas karriges.

Me atë rast, më bëri nderin e dhënies së togës së tij, të rreth 30 viteve karrierë gjyqësore!

Kur nisa detyrën në korrik 2019, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ishte drejtues i gjykatës në pozitën e zv. kryetarit. Më ka pritur shumë mirë, duke më garantuar efektivisht pavarësi dhe mundësi për të ndikuar në përmirësimin e imazhit të gjykatës, bashkë me kolegët dhe administratën.

Ndër cilësitë e shumta pozitive që kishte ishin mendja e hapur në aspektin profesional, qënia (siç thoshte ai) “njeri, përpara se gjyqtar”, aftësia për të njohur njerëzit dhe sidomos vullneti dhe rezistenca.

Related Posts

“S’do ju harroj kurrë…” – vëllai me mesazh prekës pas tr*gjedisë së Malishevës

Pas ngjarjes tr*nditëse që ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Mirdita”, ku mbetën të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, familjarët kanë filluar të ndajnë…

Dashuri, para dhe surpriza! Ja çfarë rezervon horoskopi i së premtes

Dashi Ndikimi i yjeve do jete shume i madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Ata do ju drejtojnë ne rrugën e duhur dhe do ndiheni…

Publikohen votat per 4 finalistët – ja kush është banori që ka kapur 490 mijë vota deri tani! (FOTO)🔥

Gara për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 5 po bëhet gjithnjë e më e fortë, ndërsa votat e momentit kanë zbuluar një diferencë interesante…

Gråbitje si në filma në Itali, merren peng 25 persona. Autorët arrijnë të arratisen (VIDEO)

Momente terrori janë regjistruar në zonën Arenella, në Piazza Medaglie d’Oro në Napoli të Italisë, ku një grabitje me armë në degën e bankës Credit Agricole ka…

E papritur! Hapet “GoFundMe” për Mateon: Ja arsyeja e pazakontë!

Mbështetja e fansave për personazhet e tyre të preferuar shpesh kalon çdo parashikim, dhe këtë herë radhën për një organizim masiv e ka pasur Mateo Borri. Së…

A e ka njohur nga jashte Selin? Rrëfehet Miri: Kur kemi nisur të luajmë më ka suprizuar për mirë…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët…