Horoskopi i plote i muajit mars, pasuria, shendeti dhe keshillat

Astrologia Denisa Shyle ka folur për horoskopin e muajit Mars, duke ndarë parashikimet dhe këshillat më të rëndësishme për çdo shenjë të horoskopit.

“Hëna e plotë këtë muaj është në shenjën e Virgjëreshës, duke sjellë një periudhë reflektimi dhe rregullimi për të gjithë. Ky muaj Mars është më i favorshëm sesa viti i kaluar dhe mund ta përdorni për të hequr pengesat nga jeta juaj, për t’u ndjerë më të lumtur dhe për të fituar aftësi të reja.

Marsi ju jep mundësinë të përqendroheni tek detajet, një karakteristikë e shenjës së Virgjëreshës. Megjithatë, retrograda e Merkurit ka nisur, dhe mund të hasni vështirësi me teknologjinë dhe automjetet, kështu që kujdesi është i nevojshëm deri sa të përfundojë kjo periudhë. Mos firmosni kontrata të reja deri më 22 mars!”, këshilloi astrologia Shyle, duke vijuar me parashikimin e detajuar për secilën shenjë të zodiakut.

Dashi

Derisa të kaloni datën 22 mars, do të ndiheni të tensionuar dhe të shqetësuar. Fokusohuni te ato që po funksionojnë mirë në jetën tuaj dhe kërkoni mbështetje nga familja. Pas datës 20, energjia do të rritet, por kujdes nga impulsiviteti – merrni vendime të qetë dhe të menduara.

Lexo gjithashtu: Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Do t’më nxjerrësh mashtrues
Demi

Ndiheni të përçarë dhe të pasigurt për disa çështje brenda vetes tuaj. Ky muaj është koha ideale për të menduar se çfarë dëshironi dhe çfarë nuk dëshironi. Do të bëni miq të rinj dhe mund të filloni lidhje romantike.

Binjakët

Jeni në një periudhë të pasigurisë në marrëdhëniet profesionale, por keni mundësi të mira për të rritur të ardhurat. Disa mundësi të reja në karrierë do të rikthehen, por në aspektin sentimental, shmangni marrjen e vendimeve të ngutshme deri më 22 mars.

Gaforrja

Ky muaj sjell shumë pozitivitet për ju. Planeti i fatit është në shenjën tuaj dhe do të keni rritje në karrierë. Po ashtu, lidhjet sentimentale do të stabilizohen dhe do të arrini të kaloni çdo problem që mund të keni pasur.

Luani

Do të jeni më të ngadaltë dhe të pasigurt deri më 20 mars, por kjo do t’ju ndihmojë të shihni detajet dhe mundësitë që keni. Jepini prioritet marrëdhënieve sentimentale dhe martesat do të lulëzojnë.

Lexo gjithashtu: Del ne drite mashtrimi i madh?
Virgjëresha

Ky muaj do të sjellë ndryshime të rëndësishme për ju. Keni mundësinë të rishikoni identitetin tuaj dhe të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Mbështetje e madhe do të vijnë nga shoqëria, dhe do të keni mundësi të rriteni në karrierë. Kujdes nga nënshkrimi i kontratave deri më 22 mars.

Peshorja

Deri më 6 mars do të jeni në një fazë të bukur, duke ndjerë ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Pas kësaj periudhe, do të fokusoheni më shumë në marrëdhëniet personale. Kujdes, tregohuni të balancuar edhe pse mund të keni një periudhë të ngarkuar në karrierë. Mos merrni vendime të rëndësishme deri më 22 mars.

Akrepi

Pas një periudhe të vështirë, tani është koha për të bërë ndryshime të mëdha. Komunikimi do të jetë më i lehtë dhe më i efektshëm. Keni mundësi të mrekullueshme për të tejkaluar çdo pengesë dhe për të pasur një rritje të madhe, sidomos në fushat që ju kanë mbajtur peng.

Shigjetari

Ky muaj do t’ju sjellë shumë mundësi të reja. Pas datës 11 mars, do të keni mundësi të bëni zgjedhje të rëndësishme. Po ashtu, pengesat që keni pasur në lidhje me karrierën do të largohen.

Lexo gjithashtu: Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK
Bricjapi

Jeni në një fazë të rilindjes. Pas një periudhe të lodhshme, komunikimi do të jetë shumë më i lehtë dhe mund të realizoni projekte të rëndësishme. Ky është momenti për të rritur stabilitetin tuaj, si në aspektin profesional ashtu edhe ekonomik.

Ujori

Do të keni mundësi të mëdha për të investuar dhe për të fituar nga mundësi financiare, por kujdes që të bëni vendime të mençura. Pasi të kaloni datën 22 mars, do të keni mundësi të mëdha për të përmirësuar marrëdhëniet personale dhe për të pasur sukses në çështje të tjera.

Peshqit

Ekzistenca e Hënës së plotë përballë shenjës suaj do të përfundojë një periudhë të vështirë, veçanërisht në marrëdhëniet personale. Do të jeni impulsivë në këto momente, por kujdesuni për reagimet tuaja. Megjithatë, do të keni fat dhe mundësi të mira për të përmirësuar çdo gjë. Jeni një ndër shenjat më me fat, ndaj mos u ndalni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e parë e Baden-Württembergut në Gjermani

Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Württemberg më 8 mars 2026, me 30.2 përqind të votave. Me këtë rezultat, partia, e udhëhequr nga kandidati kryesor Cem…

Si u bë doganieri i Kakavijës pronar resorti dhe përfitues i 15 mijë metrave katrorë nga Dhërmiu në Karaburun?

Alket Hyseni, xhambazi i task-forcës së Bablokut që grabiti 15 mijë metra katrorë në Dhërmi, figuron në dosjen penale 266/2016 për 342 hektarët e bregdetit dhe prej…

Tentativë për vr*sje me bombë ndaj kryetarit të bashkisëi: Dy persona të arrestuar

Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë,…

Shpërthen Lindja e Mesme, Irani sulmon Azerbajxhanin, Kurdet gati OFENSIVEN!!!

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po rriten ndjeshëm, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Raportimet për përplasje dhe…

E fundit/ Rama “trondit” me lajmin që sapo dha për Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres. Duke folur…

Gazetare e korruptuar APO jo?! Ditën mori tendera publikë me 3 kompani të burrit, natën jep mendime për korrupsionin

Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin…