Lajm i bujshem per skemen e fundit te pensioneve!

Skema e re e kompensimit të pensioneve, e cila ka nisur zbatimin, ka sjellë një valë paqartësish dhe pakënaqësish tek qytetarët. Megjithatë, sipas ekspertes së ekonomisë, Teuta Nunaj, ka hapësirë për optimizëm sa i përket të ardhmes së bonusit dhe korrigjimeve që pritet të ndodhin në vitet në vijim.

Pavarësisht faktit se është diskutuar se ky kompensim mujor mund të zëvendësonte bonusin, ekspertja Nunaj beson se në vitin 2026 do të ketë një bonus fundviti, pavarësisht vlerës që do të jepet.

“Në gjykimin tim, si eksperte, skema nuk është e drejtë, sepse ka diferencim dhe ndarje grupesh: disa qytetarë përfitojnë, të tjerët jo. Edhe qytetarët e ndiejnë këtë si një model shpërndarjeje të padrejtë.

Ata që kanë kontribuar më shumë ndër vite dhe kanë pasur paga më të larta, tani ndihen “të persekutuar” sepse nuk përfitojnë, ndërsa ata me më pak kontribute marrin kompensim.

Kjo po krijon një lloj “barazie komuniste” ku pensionet po barazohen pavarësisht kontributeve”, tha ajo. E pyetur pse mund ta kenë bërë një ndarje të tillë nga Ministria e Financave, ajo tha: “Arsyeja është objektivi i qeverisë.

Synimi është që brenda mandatit (deri në vitin 2029) të realizohet një pension mesatar 40,000 lekë për kategorinë e pensionit të plotë të pleqërisë. Për këtë arsye, nuk jepen para plus për ata që e kanë arritur këtë objektiv. Tavanet e synuara (objektivat qeverisës): 40,000 lekë për pensionin e plotë të pleqërisë.

22,000 lekë për pensionet e pjesshme. 18,000 lekë për pensionet familjare dhe rurale. 30,000 lekë për pensionet e invaliditetit. Kompensimi po jepet si mbështetje nga buxheti i shtetit për të realizuar këto shifra, jo mbi bazë kontributi.”

Bonusi

Ekspertja shprehet se do të ketë një bonus për këtë vit, pasi shumë pensionistë nuk kanë përfituar nga kompensimi aktual për shkak të tejkalimit të tavaneve të përcaktuara. “Ky grup i madh individësh krijon një domosdoshmëri për një formë shpërblimi siç është bonusi. Për shumë kategori, shuma e mbledhur nga kompensimi mujor gjatë 12 muajve rezulton më e ulët se vlera e bonusit prej 15,000 lekësh që është dhënë më parë. Për shembull, ata që marrin 600-1,000 lekë kompensim në muaj, në fund të vitit përfitojnë më pak se vlera e mëparshme e bonusit. Ekspertja parashikon se viti 2027 do të sjellë një model më të mirë shpërndarjeje. Duke qenë se ky model kompensimi po jepet për herë të parë, hartuesit e vendimeve pritet të nxjerrin mësime nga problemet e hasura këtë vit. Në vitin 2027 pritet të ketë korrigjime për të shmangur “habitë” dhe “të papriturat” që përjetuan qytetarët këtë vit, kur zbuluan se nuk ishin përfitues. Politika midis bonusit dhe kompensimit do të rregullohet për të pasur një shpërndarje më të drejtë.

Çfarë paralajmëroi Rama

Kujtojmë se Edi Rama njoftoi se këtë vit pensionet do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor. “Në vitet në vijim të njëjta shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027. Do të trefishohen 2028 dhe do të katërfishohen në 2029, për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë 83 mandate”, u shpreh Rama. Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit. Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike, përfundoi presidenti turk

Related Posts

Horoskopi ditor, e premte 6 mars 2026

Dashi Atmosfera është plot me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do t’ju ofrojë…

Historia rrenqethese e gruas nga Tirana: Si më d*tyruan 15 vjece të martohem me burrin e motrës, kur ai hynte ne dhome donte te

Një histori vërtet e rëndë ishte ajo që u rrëfye në studion e emisionit me ‘Zemer të Hapur’. Flutura Deda ka rrëfyer se në moshën 15 vjecare…

“Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur vetëm për anijet nga SHBA-ja, Izraeli dhe Evropa”, Irani paralajmëron

Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar të enjten se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për anijet që i përkasin Shteteve të Bashkuara, Izraelit, vendeve evropiane dhe…

“I panderuar xhaxhi Gerti, me shumë urrejtje shporru”, ftesa e veçantë e Selin dhe Gimbos për Rogertin shkrin së qeshuri banorët

Edhe vetë “xhaxhi Gerti” u shkri së qeshuri me ftesën që në fakt nuk e ftoi fare në dasmë Selin dhe Gimbo “kurorëzohen” sonte sipas traditës së…

Pse Na Duket Se Mushkonjat Gjithmonë Pickojnë Të Njëjtët Njerëz

Shumë njerëz e kanë përjetuar këtë situatë: një mbledhje e qetë jashtë, dhe papritmas një person del i mbuluar me pickime mushkonjash, ndërsa të tjerët duket se…

Diçka të ngjajshme nuk keni parë asnjëherë / Shtëpia që rrotullohet 360 gradë

Nëse vuani nga marramendja, ndoshta nuk do të dëshironit të jetonit në këtë shtëpi të çmendur që rrotullohet. Por, sipas Tom Scott në një video të tij…