Punonjëset e WizzAir t(e)rrorizojnë shqiptarët me britma dhe ofendime: Marrin policinë për përforcime

Një qytetar ka raportuar për një situatë shqetësuese gjatë udhëtimit nga Pisa drejt Tiranës, duke denoncuar sjelljen diskriminuese të stafit të WizzAir ndaj udhëtarëve shqiptarë.

Sipas qytetarit, udhëtarët janë ofenduar nga punonjëset e Check-In dhe nuk u është lejuar të udhëtojnë nëse nuk paguajnë 78 euro shtesë për çantat e shpinës.

Ai thotë se duke bërtitur dhe kërcënuar se do njoftojnë policinë, punonjëset e aeroportit nuk kanë lejuar shqiptarët të udhëtojnë, madje kanë kthyer edhe disa moshuarit, pa u interesuar se janë me bileta dhe të rregullt.

Madje ai shton se edhe në rastet kur çanta është e vogël, disa udhëtarë janë detyruar të paguajnë ekstra për të udhëtuar.

Ai thotë se këto praktika diskriminuese janë shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe transparenca e WizzAir për tarifat e bagazheve lë shumë për të dëshiruar.

Vlen të thuhet se ky nuk është rasti i vetëm që WizzAir, një kompani “low cost”, abuzon me udhëtarët duke i detyruar të paguajnë për bagazhet e dorës ndërkohë për vonesat, shtyrjet dhe anulimet e fluturimeve s’mban përgjegjësi.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ. shikoni pak diskriminimin dhe degjenerimin qe i ben udhetareve nga PISA qe shkojne per TIRANE praktikisht jane te gjithe shqiptare. Sjellje tmerrshme duke i ofenduar dhe duke mos i lejuar te udhetojn dhe duke i detyruar te paguajne 78€ ekstra per cante shpine. Kthejne dhe moshat e thyera dhe as nuk i intereson thejsht sepse je Shqiptar. Dhe nese ke canten ok dhe sikur 2 gisht po s pagove nuk te lejn te udhetosh jan skandaloz,

Related Posts

Tentativë për vr*sje me bombë ndaj kryetarit të bashkisëi: Dy persona të arrestuar

Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë,…

Shpërthen Lindja e Mesme, Irani sulmon Azerbajxhanin, Kurdet gati OFENSIVEN!!!

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po rriten ndjeshëm, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Raportimet për përplasje dhe…

E fundit/ Rama “trondit” me lajmin që sapo dha për Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres. Duke folur…

Gazetare e korruptuar APO jo?! Ditën mori tendera publikë me 3 kompani të burrit, natën jep mendime për korrupsionin

Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin…

Arbër Hajdari flet për opinionisten Monika Kryemadhi: “Nuk e kam pritur që…”

Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy. I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të…

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eurostat për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit…