Kujdes shqiptarë! Po iu vjedhin paratë në banka/ Eksperti ngre alarmin: Celulari…

Shoqata Shqiptare e Bankave ka njoftuar publikun mbi disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara përmes teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit), përmes të cilave individë të paautorizuar tentojnë të përfitojnë të dhëna bankare dhe informacione personale nga qytetarët.

Sipas njoftimit, në ditët e fundit janë raportuar telefonata që vijnë nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emri i një banke.

Në disa raste, në ekranin e telefonit mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata është zyrtare, ndërkohë që bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi.

Shoqata sqaron se këto telefonata realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes adresave të tilla. Gjatë komunikimit, personat që telefonojnë mund të flasin në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare, PIN-in, kodet e sigurisë apo informacione të tjera konfidenciale, me pretendimin për ndalimin e veprimeve të dyshuara në llogarinë e klientit.

Shoqata Shqiptare e Bankave rikujton se bankat në Shqipëri nuk kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare apo informacione të tjera sensitive. Qytetarët këshillohen që, nëse marrin një telefonatë të dyshimtë, të mos ndajnë asnjë informacion personal, të ndërpresin menjëherë komunikimin dhe të kontaktojnë bankën e tyre vetëm përmes numrave zyrtarë të publikuar nga institucioni përkatës.

Po ashtu, çdo rast i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë pranë bankës përkatëse. Shoqata dhe bankat anëtare theksojnë angazhimin për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e klientëve nga përpjekjet për mashtrim financiar,

Related Posts

Tentativë për vr*sje me bombë ndaj kryetarit të bashkisëi: Dy persona të arrestuar

Një incident i rëndë sigurie është parandaluar në Nju Jork, pasi autoritetet njoftuan se një plan për të vendosur pajisje shpërthyese pranë rezidencës së kryetarit të bashkisë,…

Shpërthen Lindja e Mesme, Irani sulmon Azerbajxhanin, Kurdet gati OFENSIVEN!!!

Tensionet në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Kaukazit po rriten ndjeshëm, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Raportimet për përplasje dhe…

E fundit/ Rama “trondit” me lajmin që sapo dha për Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit të saj nga detyra e zv.kryeministres. Duke folur…

Gazetare e korruptuar APO jo?! Ditën mori tendera publikë me 3 kompani të burrit, natën jep mendime për korrupsionin

Gazetaret investigative Ola Xama dhe Klodiana Lala shfaqen shpesh darkave në sofrat televizive, duke dhënë mendimin e tyre për dosje të bujshme të SPAK-ut, korrupsionin, krimin, pastrimin…

Arbër Hajdari flet për opinionisten Monika Kryemadhi: “Nuk e kam pritur që…”

Kimia mes dy opinionistëve të këtij edicioni po bie gjithnjë e më shumë në sy. I pyetur nga gazetari Bledi Mane lidhur me transformimin e dukshëm të…

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eurostat për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit…