Ndodh edhe kjo! Elektricisti lë pa drita fshatin që të takohet me të dashurën

Një elektricist nga India është dëbuar nga fshati i tij pasi çdo herë që planifikonte të takonte fshehurazi të dashurën e tij, ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin.

Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.

Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli.

Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditësh ata kuptuan se ishte elektricisti i fshatit ai që i ndërpriste dritat. Pas zbulimit të fajtorit, dyshohet se banorët e fshatit kanë rrahur elektricistin.

Pasi bashkëfshatarët kuptuan arsyen se pse elektricisti i linte pa drita ata detyruan dy të dashuruarit të martoheshin.

Related Posts

“Krimi po vë rregullat e lojës? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ata vendosin edhe rektorin e universitetit

Ne kemi arritur në pikën ku krimi po bën rregullat e lojës dhe po ndikon shoqërinë. Këtë shqetësim ngriti në një emision televiziv, gazetari Artan Hoxha, sipas…

Meri Shehu bën renditjen për muajin Prill, cilat janë shenjat më me fat

Në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, këtë të hënë, më 30 mars, astrologia Meri Shehu ndau me shikuesit lajmet e bukura për muajin Prill për…

PUBLIKOHEN REZULTATET: Ja kush është i preferuari sonte në Ferma VIP

Programi më i ri në ekranin e Vizion Plus, “Ferma VIP”, ka nisur me një interes të madh nga publiku, duke sjellë një frymë të re në…

Si do të jetë moti në prill? Meteorologia na ‘paralajmëron’ kur vjen pranvera

Kjo javë ka nisur me mot të paqëndrueshëm dhe kështu pritet të vijojë në ditët në vijim. Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, gjatë ditës së martë priten vranësira…

14-vjeçarja u gjet e VD*KUR në gjumë, dhe nëna e saj gjeti diçka që të gjithë, e mbajmë shpesh në shtrat

Smartphones janë bërë pjesë e jetës tonë të përditshme. Ne i mbajmë pranë nesh në shtretërit tanë, pasi është gjëja e fundit që shohim para se të…

Lajm i keq/ Qeveria heq naftën falas për fermerët nga skema në bujqësi dhe blegtori

Qeveria ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet. Ministria e Bujqësisë ka vendosur që të…