Një 26-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Tiranë, pas një konflikti me një bashkëmoshatar në rrugën “Mine Peza”.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi S.V. ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij A.C., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e konfliktit.
Ndërkohë bëhet me dije se ndaj shtetasit A.C. është ekzekutuar një vendim i Gjykatës, e cila e ka dënuar atë me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht incidentin dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes,