Gjykata Amerikane jep vendimin e rende kunder Rames, Shqiperia do te…

Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim.

Kompania “Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, ka marrë të drejtën nga një gjykatë federale në Uashington që të konfiskojë asetet që i përkasin Shqipërisë jashtë vendit.

Arsyeja lidhet me një vendim arbitrazhi prej rreth 13 milionë dollarësh në favor të kompanisë GBC Oil, një firmë me pronarë shqiptarë dhe një amerikan.

Ky vendim ka të bëjë me një konflikt që zgjat gati një dekadë, kur ne pushtet ishte Rama, i nisur pas rritjes së taksave mbi koncesionet e naftës, kur kompania fillimisht Stream Oil kishte marrë leje për të shfrytëzuar disa fusha nafte dhe më pas ndryshoi pronësia disa herë deri tek GBC Oil.

Në vitin 2017, fushat e naftës u rikombinuan nga Albpetrol, qe kontrollohej nga miku i Rames, Koco Kokedhima, pasi kompania pretendonte se GBC Oil nuk kishte përmbushur detyrimet dhe kishte borxhe të mëdha ndaj shtetit. GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër, dhe në 2020 fitoi 12.7 milionë dollarë kompensim. Vendimi u konfirmua më pas edhe nga gjykata amerikane në Uashington, por Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta ekzekutuar atë.

Prandaj, Omni Bridgeway kërkoi nga gjykata lejen për të marrë masa kundër aseteve shqiptare jashtë vendit, duke shfrytëzuar të njëjtin parashikim që u përdor edhe në rastin e Albcontrol dhe Becchettit. Gjykata e aprovoi kërkesën dhe pas këtij vendimi, Shqipëria pritet të humbasë para ose asete jashtë vendit për të përmbushur vendimin e arbitrazhit, duke u vënë përsëri nën presion financiar dhe ligjor.

Ky rast tregon se vendimet ndërkombëtare, sidomos ato për taksat dhe koncesionet e naftës, mund të kenë pasoja direkte për asetet e shtetit, veçanërisht kur vendi nuk i përmbahet vendimeve gjyqësore. Shqipëria tani përballet me nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje ligjore për të shmangur konfiskimin e aseteve sovrane. Panorama

Gjykata Amerikane jep vendimin e rende kunder Rames, e tmerrshme cfare denimi, Shqiperia do te…,

Related Posts

Makina përplas burrin me biçikletë në Durrës

Durrës – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Durrës, ku një automjet përplasi një shtetas 52-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë, ai mbeti i…

“O nuk e di bre, një…” – në momentin e djegies së autobusit në Zvicër dikush dëgjohet duke folur shqip

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet postar në Friburg të Zvicrës, ku sipas raportimeve fillestare gjashtë persona humbën…

Tragjedi e dyfishtë në Lezhë, Xhuana i dha fund jetës me fotoksinë, por ishtë shtatzënë! Prindërit e mësuan lajmin në morg. Ish-burri e përndiqte dhe dhunonte

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme pasi një vajzë e re ka humbur jetën në QSUT pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë. Viktima…

Toka nuk gjen qetësi, g*ditet nga një tjetër tërmet i fortë!

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në…

Kjo grua e paguan një burrë 2200 euro, arsyeja do ju lërë pa fjalë

“Hi, pak e çuditshme kërkesa ime, por në thelb, ndihem sikur kam nevojë për dikë që të marrë vendimet e mia për mua. Unë kam pasur një…

Një “fitore” e vogël për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër BKH që t’i dërgojë kryebashkiakut Erion Veliaj të gjitha aktet hetimore. Burime për mediat bëjnë me…