Preken 40 000 qytetarë! ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot nga kryetarja e Këshillit Administrativ të ISSH.

Në këtë mbledhje u aprovua projektvendimi që përcakton indeksimin e bazës së vlerësuar për vitin 2024, e cila përdoret si referencë për llogaritjen e pensioneve.

Sipas vendimit, do të rishikohet paga mesatare mbi të cilën përllogaritet shuma fillestare mujore e pensionit për personat që plotësojnë kushtet për pension duke filluar nga data 1 janar 2026 dhe në vijim.

Koeficientët e rinj pritet të ndikojnë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja në vitet e ardhshme.

Qëllimi i indeksimit është që pensionet e reja të reflektojnë më mirë kontributet e paguara gjatë viteve të punës dhe të harmonizohen me zhvillimet ekonomike.

Projektvendimi i miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH do të dërgohet për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se ky proces është pjesë e mekanizmave të rregullt të indeksimit të bazës së llogaritjes së pensioneve dhe synon përmirësimin e funksionimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe garantimin e përfitimeve në përputhje me kontributet e qytetarëve. /skyweb.al,

Related Posts

Horoskopi ditor, e premte 13 mars 2026

Dashi Sfera sentimentale do të ecë mjaft mirë gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mjaft të favorizua janë edhe takimet. Keni nevojë…

Çudit menaxheri: Selin dhe Miri njihen që jashtë Big Brotherit (Video)

Shpesh është diskutuar për Mirin dhe Selin, me gjithë luhatjet e marrëdhënies por edhe të banorit, i cili një herë qante dhe pranonte se e donte dhe…

Veshja e “papërshtatshme” e ambasadores amerikane në takimin me Ramën (Video)

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, ka takuar mbrëmë Edi Ramën në Kryeministri. Vizita mbetet misterioze, për sa kohë nuk ka asnjë njoftim zyrtar….

“Kthehu te veset e tua, nëse fiton lekët në kazino”/ Rogerti debaton me Gimbon dhe Selin: Nuk kam pi kurrë hashash, pse preke hundën?

“Kush të akuzoi për hashash o injorant. E shikon sa ordiner je” Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund….

‘Çmendet’ moti/ Breshëri ‘mbulon’ aeroportin, anulohen fluturimet

Roma është përfshirë nga moti i keq, ndërsa breshëri ka goditur vendin. Aeroporti Fiumicino në Romë është përmbytur si pasojë re reshjeve, por edhe breshërit masiv duke…

Vendimi për Ballukun trondit Brukselin? Reagon Komisioni Europian për SPAK

Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit…