Preken 40 000 qytetarë! ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientët e rinj të indeksimit që do të përdoren për përllogaritjen e pensioneve të reja në Shqipëri.

Vendimi u mor në mbledhjen e zhvilluar sot nga kryetarja e Këshillit Administrativ të ISSH.

Në këtë mbledhje u aprovua projektvendimi që përcakton indeksimin e bazës së vlerësuar për vitin 2024, e cila përdoret si referencë për llogaritjen e pensioneve.

Sipas vendimit, do të rishikohet paga mesatare mbi të cilën përllogaritet shuma fillestare mujore e pensionit për personat që plotësojnë kushtet për pension duke filluar nga data 1 janar 2026 dhe në vijim.

Koeficientët e rinj pritet të ndikojnë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja në vitet e ardhshme.

Qëllimi i indeksimit është që pensionet e reja të reflektojnë më mirë kontributet e paguara gjatë viteve të punës dhe të harmonizohen me zhvillimet ekonomike.

Projektvendimi i miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH do të dërgohet për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se ky proces është pjesë e mekanizmave të rregullt të indeksimit të bazës së llogaritjes së pensioneve dhe synon përmirësimin e funksionimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe garantimin e përfitimeve në përputhje me kontributet e qytetarëve. /skyweb.al

Related Posts

Grid Rroji reagon ashpër, tregon gjëmën që i është bërë Shqipërisë –

Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me ritme alarmante, ndërsa tensionet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po futen në një fazë gjithnjë e…

Punonjësi i Big Brother VIP Albania “nxjerr zbuluar” produksionin? Deklarata për Mateon ndez rrjetin

Një deklaratë e fortë që po qarkullon në rrjetet sociale ka hapur debat të madh mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në një “story” të publikuar…

Ora e Kiametit” po afrohet/ Superkompjuteri i NASA-s parashikon se kur do të mbarojë jeta në Tokë

Ora e Kiametit” po i afrohet mesnatës si kurrë më parë, një tregues simbolik që Buletini i Shkencëtarëve Atomikë e përdor prej dekadash për të matur rrezikun…

E fundit! Aksion i madh në Tiranë

Aksion i madh në Tiranë Detaje të reja janë mësuar lidhur me operacionin e ndërmarrë mbrëmjen e kësaj të hënë në kryeqytet, ku Policia e Shtetit, së…

Jonida Maliqi largohet papritur nga Ferma Vip, çfarë ndodhi?

Një zhvillim i papritur ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në reality shoun Ferma VIP, ku këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka vendosur të largohet…

“U duk sikur po mbaronte bota…” – Zhurma misterioze në mes të natës nxjerr banorët në rrugë, askush nuk di çfarë ndodhi!

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur banorët gjatë orëve të para të mëngjesit, kur një zhurmë e fortë dhe e pashpjegueshme i detyroi shumë prej tyre të…