Detaje të reja nga vetëvr*sja e 25-vjeçares/ E reja u dhunua nga ish bashkëshorti deri në orën 3 të mëngjesit, pasi kreu aktin telefonoi motrën në Angli

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj.

“Nuk duroj dot më! Më vjen keq që iu kam mërzitur, por më besoni që nuk iu kam koritur kurrë. Faleminderit për çdo gjë që keni bërë për mua!”

Këto janë fjalët e shkruara në letrën e lamtumirës që Xhuana Nikollaj i la familjes së saj para se të vetëflijohej.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Tiranë, më datë 9 mars, kur ish-bashkëshorti i të ndjerës, Eraldo Fizi, ka shkuar pranë banesës së Xhuana Nikollajt te ish-fusha e aviacionit në Tiranë. Xhuana kishte pak kohë që jetonte në Tiranë në një apartament me qira bashkë me një shoqe të saj.

25-vjeçarja, e cila ishte diplomuar për drejtësi, kishte nisur edhe punë për të përballuar jetesën në kryeqytet, pas ndarjes nga Eraldo Fizi. Xhuana priste të niste edhe një punë të re në profesionin për të cilin ishte diplomuar dhe ajo ishte shumë e lumtur për mundësinë që po i jepej.

Familjarët e 25-vjeçares ishin në dijeni të situatës së saj me ish-bashkëshortin, kryesisht motrat e saj, dhe kjo ishte një nga arsyet pse ata kishin vendosur që Xhuana të lëvizte drejt Tiranës, ku fillimisht ka jetuar me motrën e saj, e më pas ka jetuar me shoqen e saj tek ish-fusha e aviacionit.

Familjarët e Nikollajt kanë qenë gjithmonë mbështetës ndaj saj, duke e ndihmuar edhe për situatën që i kishte ndodhur pas martesës. E reja gjithmonë ishte ankuar familjarëve të saj, jo për ish-bashkëshortin, por për familjen e tij. Sipas familjarëve, Nikollaj pretendonte se marrëdhënia funksiononte si duhej deri në momentin që ndërhynte familja e tij. Ndër të tjera, familjarët tregojnë se ajo nuk ishte shtatzënë dhe deri në momentin që kishte takuar Fizin në Tiranë ishte mjaft e lumtur.

Më 9 mars, ish-bashkëshorti i saj i shkon pranë pallatit, ndërkohë Xhuana zbret poshtë bashkë me shoqen e saj, aty ku ishte edhe Eraldo Fizi. Shoqja, e shqetësuar për Xhuanën, zbriti bashkë me të, qëndroi pak dhe më pas ngjitet në banesë. Dyshohet se gjatë kohës që ka qëndruar me të, Xhuana është dhunuar barbarisht nga 25-vjeçari Eraldo Fizi. Në kushte të rënduara psikologjike dhe e dhunuar, e reja ka shkuar në banesë rreth orës 3 të mëngjesit.

Në mëngjes, shoqja që ndante shtëpinë është nisur për në punë. Rreth orës 7 të mëngjesit, pasi është larguar shoqja, dyshohet se Xhuana ka konsumuar fostoksinën dhe ka nisur të shkruajë edhe letrën e lamtumirës për familjen e saj. Xhuana ka edhe tre motra të tjera, dhe pas kryerjes së aktit të vetëflijimit, ajo ka telefonuar motrën e saj që jetonte në Angli, duke i treguar për aktin ekstrem që kishte ndërmarrë.

Menjëherë e shqetësuar, motra ka telefonuar shoqen e saj dhe pronarin e banesës me qira, i cili, sapo është njoftuar, ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. Policia po heton edhe se si Xhuana e siguroi fostoksinën, pasi ajo kishte qenë gjithë kohës me ish-bashkëshortin e saj deri në orën 3 të mëngjesit, kur ishte kthyer në banesë. Hetuesit kanë ngritur edhe dyshime të tjera mbi 25-vjeçarin Eraldo Fizi, i cili ndodhet në arrati. Xhuana Nikollaj nuk vuante nga depresioni dhe nuk ishte mjekuar asnjëherë,

Related Posts

GJKKO merr VENDIMIN për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. NJOFTIM PËR MEDIAT Kërkuesja (e pandehura) Belinda Balluku me datë 13.03.2026…

Dita e Verës nuk do të jetë ashtu siç e prisni, ja çfarë do ndodhë në orët në vijim

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet…

Sfida të mëdha për 3 shenja të horoskopit në mesin e marsit, zbuloni cilat preken

Energjitë planetare gjatë kësaj kohe pritet të ndikojnë më fort te tre shenja të zodiakut Në mesin e marsit krijohet një periudhë astrologjike mjaft intensive që lidhet…

Ministria e Ekonomisë vjen me njoftimin e papritur për 19 mijë pensionistë!

Për të përballuar kostot e jetesës, me mijëra pensionistët vijojnë të punojnë. Sipas shifrave zyrtare janë 19.584 qytetarë që marrin pension pleqërie dhe që punojnë në tregun…

Nga Kina! Parashikimi i bujshëm për Botën, ja çfarë do ndodhë

Profesori kinezo-kanadez Xueqin Jiang, i cili drejton kanalin e njohur në YouTube Predictive History, është bërë viral në internet për një seri parashikimesh gjeopolitike që bëri në…

Hëna e Re më 19 Mars: 4 shenjat e zodiakut që më në fund do të shohin një dëshirë të madhe të bëhet realitet

Hëna e Re e 19 marsit mund të ndryshojë gjithçka: 4 shenja zodiaku pritet të shohin një dëshirë të madhe të realizohet Universi hap një kapitull të…