Shtëpia e Big Brother VIP duket se po përjeton një nga romancat më të nxehta të këtij sezoni. Pas disa skenave që u bënë virale në rrjetet sociale, marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës duket se po bëhet gjithnjë e më e afërt.
Në pamjet e fundit që po qarkullojnë, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, dukej mos u përpjekur më të fshehin afrimitetin. Mateo shihet dukej mundiar ti afrohet me shume Brikenes dhe produksioni vendos dhe kengen e famshme 365 dite dhe situata behet me intensive
Momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje është kur Mateo afrohet edhe më shumë, duke u mbështetur tek ajo dhe duke e përqafuar ngrohtësisht, një skenë që ka bërë fansat të flasin për një lidhje të mundshme mes tyre.
Pamjet kanë ndezur menjëherë reagime në rrjet, ndërsa shumë ndjekës të spektaklit tashmë presin vetëm një gjë: një puthje që do ta zyrtarizonte përfundimisht çiftin më të ri brenda shtëpisë së Big Brother VIP