“Mos ma ngri zërin mua, jam pronari”: Pushimet për Ditën e Verës në Elbasan kthehen në makth

Një situatë aspak e këndshme dhe tejet irrituese është denoncuar pranë redaksisë sonë nga një qytetare, e cila kishte zgjedhur një nga resortet e njohura në Elbasan për të kaluar fundjavën. Ajo që supozohej të ishte një mbrëmje qetësie, është shndërruar në një rrugëtim rraskapitës nëpër rrugët e qytetit në kërkim të një strehe të re në mes të natës.

Qytetarja rrëfen se kishte bërë rezervimin dy ditë përpara, ku stafi i hotelit e kishte siguruar për disponueshmërinë e dhomave. Megjithatë, pas mbërritjes me vonesë rreth orës 21:00 për shkak të trafikut, realiteti ishte krejt tjetër. Në vend të dhomës së premtuar në hotel, familjes i është ofruar një ambient i lënë pas dore pas godinës kryesore, për një çmim prej 8000 lekësh të reja.

Sipas dëshmisë, kushtet ishin mjerane: dritat nuk ndizeshin dhe kondicioneri nuk funksiononte. Familja, e shoqëruar nga një fëmijë i vogël, është detyruar të presë jashtë për rreth 30 minuta në errësirë, ndërsa stafi përpiqej të rregullonte defektet elektrike që qytetarja të mund të shihte ambientin ku do të qëndronte.

Përplasja ka vijuar kur qytetarja ka kërkuar llogari se përse nuk ishte njoftuar paraprakisht që hoteli ishte plot. Sipas denoncimit, reagimi i pronarit ka qenë arrogant dhe aspak profesional. “Ule zërin se jam unë pronari këtu dhe s’ma ngre njeri zërin,” mësohet t’i jetë drejtuar ai klientes, duke u mjaftuar me shpjegimin e shkurtër se nuk kishte çfarë të bënte pasi dhomat ishin zënë.

E revoltuar nga mungesa e korrektësisë dhe kushtet që nuk përkonin aspak me çmimet “stratosferike” që reklamohen si luks, qytetarja e ka braktisur resortin. Ajo tregon se e ka kaluar natën rrugëve të Elbasanit duke kërkuar një vend tjetër ku të mund të akomodohej me fëmijën e saj.

Ky rast shërben si një thirrje për të gjithë pushuesit që të bëjnë kujdes dhe të verifikojnë mirë kushtet përpara se të rezervojnë, pasi shpesh fasada e luksit fsheh pas dore një shërbim që lë shumë për të dëshiruar dhe një sjellje që nuk i ngjitet aspak etikës së mikpritjes.

Related Posts

Çmenduri në Dhërmi! 17-vjeçarja vjedh Land Roverin dhe e përplas në përpjekje për t’i shpëtuar policisë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 30 prillit 2026 në Dhërmi, ku një 17-vjeçare dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Land Rover”,…

Arrestohet në Greqi shqiptari i dyshuar për vr*sjen e një polici

Në Greqi, autoritetet policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në tra fikun e lëndëve nar kotike, mes tyre…

U martua me një të dënuar me vd*kje, reagon ashpër 31-vjeçarja shqiptare pas ekzekutimit të tij

SHBA- Tiana Krasniqi, një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas, në lidhje me vr asjen e bashkëshortit të saj, James Broadnax. James…

Këto janë pasojat trọnditëse të fjetjes me… Nuk do ta besoni!

Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të forta dhe shqetësim tek publiku. Në pamje shihet një dorë, ku njëri prej…

E bujshme! Lapaj kap mat trenin me 2500 ton naftë: Eksportohet çdo ditë, përpunohet jashtë dhe rikthehet për t’u shitur më shtrenjtë (Video)

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj denoncon menaxhimin e naftës në vend. Ai thotë se çdo ditë sasi të konsiderueshme nafte nxirren nga vendburimet shqiptare dhe…

Kush e spiunoi Ervin Metën?/ Gazetari: Si bashkëpunimi ndërkombëtar, u vë prangat edhe ‘peshqve të mëdhenj’ në arrati

Kapja e figurave të rëndësishme të botës së krimit, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar, ngre shpesh pikëpyetje mbi vështirësinë e operacioneve në vende me popullsi dhe…