Çifti shqiptar bëhet prind i dy vajzave binjake, falë metodës që shteti shqiptar e dha falas

Dy vajza binjake kanë ardhur në jetë ditën e sotme, në Ditën e Verës, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, duke sjellë buzëqeshje dhe lumturi për prindërit e tyre, të cilët prej 10 vitesh përpiqeshin të bëheshin me fëmijë.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se ardhja në jetë e bebeve u bë e mundur falë trajtimit të fertilizimit in vitro (IVF), i realizuar në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, një shërbim i mbështetur nga buxheti i shtetit.

Po ashtu, ministria bën me dije se deri më tani, përmes këtij programi, në maternitetin “Koço Gliozheni” kanë ardhur në jetë gjithsej 21 bebe.

“Një lajm i bukur në Ditën e Verës! Dy vajza binjake erdhën në jetë sot në SUOGJ “Koço Gliozheni”, pas 10 vitesh përpjekje nga prindërit e tyre – falë trajtimit IVF në Qendrën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, një shërbim i mbështetur nga buxheti i shtetit.

Deri më sot, 21 bebe kanë ardhur në jetë në këtë maternitet përmes këtij programi, duke u dhënë shumë familjeve mundësinë të realizojnë ëndrrën e prindërimit”,shkruhet në postimin e Ministrisë.

Related Posts

Kjo foto, e realizuar nga James Stanfield, nuk është thjesht një pamje e zakonshme në abientet e brendshme të spitalit

Kjo foto, e realizuar nga James Stanfield, nuk është thjesht një pamje e zakonshme në abientet e brendshme të spitalit. Ajo konsiderohet si një nga fotografitë më…

Ky është Ideatori i pishave përgjate Adriatikut. Gjurma e inxhinierit në bregdetin shqiptar

Nëse sot shëtisni nën hijen e pishave në Golem të Kavajës, Divjakë apo Velipojë, jeni duke parë rezultatin e një vizioni që nisi gati një shekull më…

Shoferi shqiptar V DES në një aksident me kamion në Zvicër

të premten e kaluar, një aksident i rëndë në autostradën pranë fshatit Gunzgen pati një viktimë dhe gjashtë të lënduar. Shoferi i furgonit, Fadil Haliti, 50 vjeç…

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Tony Wilson, basisti, kompozitori dhe bashkëthemeluesi i grupit të muzikës soul Hot Chocolate, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Së bashku me vokalistin Errol Brown, Wilson bashkëshkroi…

Çfarë fshihet pas shpërfytyrimit të Ilir Metës?! Ekspertja zbulon arsyet

Pamjet e ish-presidentit Ilir Meta nga seanca e tij e fundit gjyqësore kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh. Transformimi i tij drastik, zverdhja në fytyrë…

Spiropali do i bëjë gjëmën Edi Ramës? Grid Rroji zbulon prapaskenat! Pse askush nuk flet?

Një tjetër përplasje e fortë brenda Partisë Socialiste duket se po merr formë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe një prej figurave…