Lufta/ Dubai i boshatosur si kurrë më parë

Dubain nuk e keni parë kurrë kështu. Aeroporte të boshatisura, qendra tregtare pothuajse bosh, më pak makina në rrugë, plazhe pa njerëz dhe restorante të zbrazëta.

Frika nga lufta në Gjirin Persik ka nisur të ndryshojë pamjen e qytetit. Pas tre sulmeve me dronë brenda 24 orësh, shumë turistë janë larguar, ndërsa kompani të mëdha ndërkombëtare po mbyllin zyrat dhe po kthejnë stafin në vendet e tyre.

Gjigantë financiarë si Deloitte, PwC dhe Citibank kanë nisur të largojnë punonjësit. Edhe linja ajrore si KLM, Lufthansa dhe Royal Air Maroc po reduktojnë ose ndërpresin fluturimet.

Sulmet kanë goditur disa pika të qytetit, mes tyre aeroportin, një bazë ushtarake, një hotel, distriktin financiar dhe autostradën Sheikh Zayed.

Autoritetet i quajnë “incidente të vogla”, duke thënë se dëmet janë të kufizuara dhe se çdo gjurmë është pastruar shpejt. Por në qytet perceptimi është tjetër: shumë banorë dhe të huaj po largohen.

Ndërkohë policia ka paralajmëruar banorët që të mos publikojnë video nga sulmet në rrjetet sociale. Disa të huaj janë hetuar dhe madje arrestuar pasi postuan pamje me tym dhe flakë nga goditjet me dronë.

 

 

S

Related Posts

Lista e plotë e fituesve ‘Oscar 2026’

🎬 Filmi më i mirë One Battle After Another – Fitues 🎬 Regjia më e mirë Paul Thomas Anderson – One Battle After Another 👨 Aktori më…

Gati 1 milion të zhvendosur në Liban pas urdhrave të evakuimit nga Izraeli, IOM: Situata humanitare alarmante

Situata humanitare në Liban po përkeqësohet me shpejtësi, pasi gati një milion persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të luftimeve…

Rritje për disa monedha. Këmbimi valutor sot

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83.4 lekë, në shitje me 84.5 lekë. Euro do të blihet me 95.6 lekë, do të…

Të kuptojmë lidhjen mes madhësisë së GJ0KSlT dhe shëndetit H0RM0NAL

Për shekuj me radhë, madhësia e gjo ksit është mbështjellë me mite kulturore – nga simbol i pjellorisë te “shenjë e feminitetit”. Por a tregon vërtet madhësia…

KUJDES, nëse e vini re këtë në të br*ndshmet tuaja, do të thotë që keni Ca… Lexo më shumë

Shumë njerëz mund të injorojnë ndryshimet e vogla në të brendshmet e tyre, por ndonjëherë, këto shenja të vogla mund të zbulojnë probleme serioze shëndetësore. Nëse ndonjëherë…

E gjetën një kamion betoni në humnerë… por ajo që fshihej brenda i la pa fjalë

Punëtorët po kryenin matje në një zonë shkëmbore për ndërtimin e një ure, kur një dron zbuloi diçka që nuk duhej të ishte aty: një kamion i…