Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

Shqipëria ka vendosur rregulla të reja për shkëmbimin automatik të informacionit financiar, duke bërë të njohura edhe llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 5 mars parashikon një hap të rëndësishëm drejt transparencës fiskale ndërkombëtare dhe përfshin për herë të parë edhe kriptoasetet.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiqi, e ka cilësuar këtë si një aksion për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal, duke e vënë Shqipërinë më afër standardeve të Bashkimit Europian dhe duke thjeshtuar gjurmueshmërinë e fondeve.

Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që nga viti 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve shqiptarë jashtë vendit. Po kështu, autoritetet tatimore të vendeve të tjera dërgojnë informacion për llogaritë që shqiptarët mbajnë jashtë kufijve të vendit.

Ekspertja Radoshiqi sqaron se nuk bëhet fjalë për një kontroll mbi të ardhurat, por për një mënyrë deklarimi të automatik për të parandaluar fshehjen e parave, informalitetin dhe evazionin fiskal.

Të dhënat që raportohet përfshijnë identitetin e personit që zotëron llogarinë dhe vlerën e saj në fund të vitit. Për vitin 2026, një risie e rëndësishme është përfshirja e transaksioneve të kriptomonedhave, si Bitcoin, nëpërmjet platformave që veprojnë ose kanë klientë në Shqipëri.

Related Posts

Shoferi shqiptar V DES në një aksident me kamion në Zvicër

të premten e kaluar, një aksident i rëndë në autostradën pranë fshatit Gunzgen pati një viktimë dhe gjashtë të lënduar. Shoferi i furgonit, Fadil Haliti, 50 vjeç…

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Tony Wilson, basisti, kompozitori dhe bashkëthemeluesi i grupit të muzikës soul Hot Chocolate, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Së bashku me vokalistin Errol Brown, Wilson bashkëshkroi…

Çfarë fshihet pas shpërfytyrimit të Ilir Metës?! Ekspertja zbulon arsyet

Pamjet e ish-presidentit Ilir Meta nga seanca e tij e fundit gjyqësore kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh. Transformimi i tij drastik, zverdhja në fytyrë…

Spiropali do i bëjë gjëmën Edi Ramës? Grid Rroji zbulon prapaskenat! Pse askush nuk flet?

Një tjetër përplasje e fortë brenda Partisë Socialiste duket se po merr formë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe një prej figurave…

Akrepi në vështirësi/ Horoskopi i MAJ 2026: Kush është më lart dhe kush triumfon?

Maji është një muaj që nuk fal: sjell të vërteta, vendime të forta dhe disa tronditje emocionale Renditja e këtij muaji nis nga fundi dhe ngjitet drejt…

U raportua i zh dukur / Gjendet i vd*ekur në kamion politikani i madh!

trupi i Barry Christian, kandidatit republikan për Senat, u gjet të enjten brenda një kamioni në një zonë rurale në jug të Erick, Oklahoma, vetëm dy ditë…