“S’ta tha askush që je ‘mbreti lakuriq’ për 14 vite”/ Rama “përplaset” me gazetaren

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, për një status të publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në profilin e saj në rrjetin e social Facebook, më 7 janar 2026.

Postimi i gazetares ishte reagim për deklaratën e kryeministrit Rama se një nga “fajtorët” për përmbytjet që pushtuan vendin prej ditësh, ishte edhe bllokimi i kanaleve kulluese nga ndotjet plastike që hidhen nga qytetarët.

Lala shkruan se mbetjet në fakt duhet të ishin djegur në inceneratorin e Tiranës.

“O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur… (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne)”, shkruan Lala.

Ndërkohë, në reagimin e postuar sot, kreu i qeverisë ka ofenduar gazetaren ndërsa shton se sipas tij është e lehtë të urresh apo shpifësh.

“Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…

Normalisht një gazetar nuk urren, nuk shpif, nuk dizinformon, po lexon, informohet dhe informon, por fatkeqësisht lloji i parë shtohet e shtohet (tamam si prurjet e plastikës) në kanalet e informimit, ndërsa lloji i dytë pakësohet dhe publiku përmbytet përditë nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit!

Kollaj, të urresh, shpifësh, dizinformosh është kollaj, sepse nuk ka nevojë të lexosh, të mësosh, të kuptosh të vërtetën e të jesh i drejtë dhe i mirëartikuluar, ndërsa e kundërta, uh, e kundërta ka punë e mund të madh”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit ka nxitur një reagim tjetër nga gazetarja Lala, e cila në një postim në Facebook ka shkruar:

“I paska dale gjumi mbretit lakuriq…o mbret qe sta tha njeri qe je lakuriq prej 14 vitesh.
Te sfidoj te me dergosh nje foto te inceneratorit te Tiranes qe na ka gllaberuar mln euro.
Pastaj me etiketo si te duash. Lekura sholle na eshte bere nga balta juaj!
Nese ke kurajo perballem ne debat kur te duash!
PS. Mos harro ne Durres ke 1500 shtepi dhe mijera hektare toke nen uje. Presin demshperblim”,

Related Posts

Edi Rama bën ndryshimet e papritura në PS

Asambleja e Partisë Socialiste e Shqipërisë ka vendosur një sërë ndryshimesh në drejtimin politik në qarqe dhe në strukturat e saj në Tiranë. Sipas vendimeve të marra,…

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të naftës: Ja sa pritet të shkojë!

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me situatën e çmimeve të karburanteve në vend, duke paralajmëruar…

Nga debatet e forta te surprizat që ndryshojnë gjithçka/ Horoskopi, e shtunë 21 mars 2026

Dashi Dite me shume probleme dhe debate kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here nuk do ndiheni rehat dhe do preferoni te qëndroni larg atij…

Reagojnë familjarët e Brikenës pasi Mateo e puthi me ‘zor’ në buzë

Pas aludimeve të shumta dhe zhurmës së madhe në rrjet rreth incidentit pas mesnate, ku Mateo tentoi të puthte Brikenën kundër dëshirës së saj, ka ardhur një…

Ndahet nga jeta këngëtarja ikonë shqiptare (Foto)

Një lajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare këngëtarja nga Peja, Xhejlane Gutiqi. Lajmi i trishtë është konfirmuar…

SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku merr pjesë në Asamblenë e PS pasi i “shpëtoi” heqjes së imunitetit

Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik pasi maxhoranca socialiste, me votat e saj në Kuvend, refuzoi t’i hiqte imunitetin e deputetes dhe për t’i hapur rrugën…