Reagojnë familjarët e Brikenës pasi Mateo e puthi me ‘zor’ në buzë

Pas aludimeve të shumta dhe zhurmës së madhe në rrjet rreth incidentit pas mesnate, ku Mateo tentoi të puthte Brikenën kundër dëshirës së saj, ka ardhur një reagim zyrtar nga llogaria e kësaj të fundit në Instagram, e cila menaxhohet nga familjarët e saj.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në “InstaStory”, familjarët kanë hedhur poshtë kategorikisht akuzat për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos.

Ata e kanë argumentuar reagimin e Brikenës, e cila u mbyll në tualet në një gjendje të rënduar, si një reagim normal të një vajze që vihet në siklet, por që është amplifikuar nga presioni i kamerave dhe ditët e gjata të izolimit.

Në reagimin e tyre theksohet: “Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal. Në jetën e përditshme, çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment dhe të reagojë duke u tërhequr apo duke u emocionuar. Diferenca këtu është se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave. Ajo nuk ka pasur më parë përvojë me ekspozim të privatësisë në publik dhe është e natyrshme që kjo situatë ta ketë ngarkuar emocionalisht. Të qenit 90 ditë e izoluar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm vetëm sa e shton këtë presion.”

Më tej, ata i kanë dalë në mbrojtje të hapur Mateos, duke etiketuar komentet e rrjetit si keqdashëse:

“Gjithashtu, duam të theksojmë qartë se Mateo nuk është treguar ‘i pasjellshëm’ dhe ‘i dhunshëm’ ndaj saj. Ju lutem interpretimet e tilla janë të padrejta dhe keqdashëse. Kjo është thjesht një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal. Ju ftojmë për më shumë mirëkuptim dhe me pak paragjykim.”

Deklarata përfundon me thirrjen “Respekt dhe dashni për të gjithë”, e shoqëruar me një fotografi të Mateos dhe Brikenës teksa formojnë një zemër me duart e tyre.

Ky reagim pritet të qetësojë ujërat jashtë shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të trajtohet kjo ngjarje nga vetë dyshja në spektaklin e radhës.

Related Posts

69-vjeçarja bie nga muri i Kalasë së Beratit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Beratit, ku një 69-vjeçare është rrëzuar nga muri rrethues i lagjes “Kala”. Sipas të dhënave paraprake, shtetasja…

Edi Rama bën ndryshimet e papritura në PS

Asambleja e Partisë Socialiste e Shqipërisë ka vendosur një sërë ndryshimesh në drejtimin politik në qarqe dhe në strukturat e saj në Tiranë. Sipas vendimeve të marra,…

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të naftës: Ja sa pritet të shkojë!

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me situatën e çmimeve të karburanteve në vend, duke paralajmëruar…

Nga debatet e forta te surprizat që ndryshojnë gjithçka/ Horoskopi, e shtunë 21 mars 2026

Dashi Dite me shume probleme dhe debate kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here nuk do ndiheni rehat dhe do preferoni te qëndroni larg atij…

Ndahet nga jeta këngëtarja ikonë shqiptare (Foto)

Një lajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare këngëtarja nga Peja, Xhejlane Gutiqi. Lajmi i trishtë është konfirmuar…

SPAK kërkon ta arrestojë, Belinda Balluku merr pjesë në Asamblenë e PS pasi i “shpëtoi” heqjes së imunitetit

Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik pasi maxhoranca socialiste, me votat e saj në Kuvend, refuzoi t’i hiqte imunitetin e deputetes dhe për t’i hapur rrugën…