Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Rethymno të Greqisë, ku një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e së shtunës.
Sipas mediave greke, viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej rreth 30 vitesh në Greqi, ku punonte në sektorin e ndërtimit.
Detaji që e bën edhe më prekëse këtë tragjedi është se vetëm një ditë më parë, ai kishte parë djalin e tij teksa betohej si ushtar.
Vdekja e tij ka sjellë trishtim të madh në komunitetin lokal, ku njihej si një njeri punëtor dhe familjar i përkushtuar.