Një tjetër përpjekje për pajtim në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk ka dhënë rezultatin e pritur.
Pas debatit të fortë gjatë spektaklit “prime”, banori Mateo ka tentuar të rregullojë marrëdhënien me Brikena përmes një gjesti romantik.
Ndërsa Brikena ndodhej në dhomën e rrëfimit, Mateo ka vendosur lule mbi krevatin e saj, duke synuar ta surprizonte dhe të ulte tensionet mes tyre.
Megjithatë, pas rikthimit në dhomë, Brikena e ka vënë re surprizën, por ka zgjedhur të mos reagojë, duke ruajtur qëndrimin e ftohtë ndaj tij.
Raporti mes dy banorëve mbetet i tensionuar që pas afrimit të tyre në “prime”, ku shkëmbyen një puthje, moment që duket se ka ndikuar në dinamikën e marrëdhënies së tyre.