Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse

Shpresa një grua pukiane e martuar në Shkodër vjen këtë të diel në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për të dëshmuar se dashuria, toleranca dhe respekti për partnerin e jetës nuk venitet as nga mosha e as nga furtunat.

Mes emocionesh, si në ditën e parë kur e pa, Shpresa tregon se si u njoh me shokun e jetës Samiun. Jeta me Samiun për të ka qenë e lumtur dhe e plotësuar.

Shpresa: Në Pukë njoha një djalë, i cili ishte shofer në degë të brendshme.

Shpresa: Ai 2-3 herë më ka ndaluar në rrugë, i thashë po pate mundësi mos më ndalo në rrugë sepse ashtu ishte opinioni. I thashë “ik bisedo me babën”, sepse unë isha vajza e madhe e shtëpisë?

Ardit Gjebrea: Po ty a të pëlqente?

Shpresa: Vërtet që më pëlqente prandaj e drejtova në familje! Ranë dakord, solli prindërit e vet dhe u fejuam.

Shpresa: Me të vërtet isha e lumtur dhe ashtu vazhdoj të jem.

Teksa ndalet tek emocionet e të bërit prindër, Shpresa tregon se ka dashur që të kishte një djalë, duke qenë se gjithnjë e ka ndjerë mungesën e vëllait. Por, në tre lindjet e para çifti u bekua me vajza.Burri i saj, Samiu ishte shumë i lumtur, por Shpresa jo dhe aq, deri në vitin 1998 kur në jetë erdhi fëmija i tyre i katërt dhe ishte djalë!

Shpresa: Në vitin 1980 më lindi vajza e parë, në vitin ’82 vajza e dytë dhe në ’84 vajza e tretë.

Ardit Gjebrea: Kushedi se sa i lumtur ka qenë Samiu?

Shpresa: Samiu ishte shumë i lumtur, unë jo aq e lumtur. Zot më fal!

Shpresa: Sepse ne ishim tre motra dhe doja shumë që të kishim një vëlla dhe doja një djalë padiskutim. Ai më thoshte nuk ka gjë kur të na vijë. Në vitin 1998 ngela prapë shtatzënë, mirëpo atëherë nuk ishte koha që ne ta shikonim në eko, kështu që prisje deri në momentin që lindte fëmija. Prandaj më adresuan shoqet që ta shikonim në filxhan, 3-4 më dilte vajza. “Mos!”

Ardit Gjebrea: Çfarë të tha Samiu?

Shpresa: Samiu tha mos u mërzit, mjaft i kemi katër vajza do na bëhen si shoqe. Unë vërtet e kërkoja djalë. Por, më 11 maj të vitit 1998…

Ardit Gjebrea: Doli dielli në fytyrën tënde. Mos më thuaj që erdhi djali.

Shpresa: Erdhi djali, lumturia më e madhe për jetën time. Do ti që 3 herë që linda vajzë burri më vinte me pjatën e mishit aty te materniteti, me djalin nuk më erdhi, sepse e ka gëzimin aty dhe nuk më erdhi.

Related Posts

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon

Parakalimet e gabuara dhe manovrat e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve në rrugë, nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit. Kështu shprehet në rrjete sociale Ministri…

Nuk i pagoi për punën që bënë për disa ditë me radhë, punëtorët i’a shkatërrojnë oborrin

Në Shqipëri ndodhin rëndom historitë ku punëtorët punojnë për ditë me radhë në një vend pune të caktuar dhe në fund pronari u thotë se nuk kemi…

Shifër e jashtëzakonshme dhe rekord, Kosova luan për miliona euro ndaj Turqisë

Kosovo national football team do të presë Turkey national football team të martën, më 31 mars, duke filluar nga ora 20:45, në një përballje mjaft të rëndësishme…

Dasma kthehet në TRGJEDI! Q*IIohet për vd*kje dhëndri 23-vjeçar

Një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së një çifti në Turqi, u kthye në një tragjedi të vërtetë. Një 23-vjeçar u…

Ambasada e SHBA ben lajmerimin qe prek te gjithe shqiptaret qe…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka njoftuar qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP)…

“Po shkat rrohen familjet”/ Tr ondit detektivja: Studentet shqiptare po ‘vj dhin’ burrat e martuar për..

Fenomeni i lidhjeve të vajzave të reja me burra të martuar dhe financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Në nje emision…