Lajm i keq për emigrantët/ Rikthehen rregullat e forta, nuk do keni me leverdi te rrini

Mes shtrëngimit të politikave të emigracionit, Bundestagu gjerman përgatitet të shfuqizojë marrjen e nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer në shoqëri, një rregull ky i vendosur nga qeveria e mëparshme.

Prej më shumë se një viti, në vend ishin në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë, në bazë të të cilave marrja e nënshtetësisë ishte e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë.

Ndërkohë, në rastin kur kishte përpjekje të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur edhe pas vetëm tre vitesh. Por koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se “natyralizimi turbo”, siç quhej ndryshe, i vendosur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nënshtetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë.

Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani.

Related Posts

Parajmërimi i meteorologut: Pas “plakave të prillit”, në Shqipëri do të vijë

Meteorologu Hakil Osmani foli për të ftohtin që ka përfshirë vendin dhe ecurinë e temperaturave në ditët në vijim. Ai shpjegoi se ulja e temperaturave ndodh shpesh…

Historia e veçantë e vajzës shqiptare që braktisi familjen dhe u dashurua me të dënuarin me vdekje

HOUSTON – Tiana Krasniqi, një grua nga Britania, ka vendosur të fejohet me James Broadnax, i cili është dënuar për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008….

Nënë e bijë bien me makinë në det, ajo se çfarë ndodhi më pas do tju habisë!

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Siracusa të Italisë, ku një turiste britanike dhe vajza e saj 5-vjeçare u shpëtuan pasi makina ra në det në…

Zarf ne Big Brother, ja cfare u vendos per 4 banoret

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke ndryshuar dinamikën e lojës për disa prej banorëve. Në shtëpi ka mbërritur një…

Elisa Spiropali thyen heshtjen dhe u kthehet kolegëve: Ju keni frikë nga Edi Rama, keni humbur lirinë ndaj dhe nuk flisni!

Ish-ministrja dhe aktualisht deputete e PS, Elisa Spiropali ka bërë një reagim të fortë për ngjarjet që kanë ndodhur javët e fundit brenda Partisë Socialiste, duke lënë…

Aksident i rëndë, ndërron jetë i riu shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një i ri shqiptar nga Kosova, ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua në rajonin Urfahr-Umgebung, në rrugën B126,…