E FUNDIT/ Ambasada amerikane paralajmëron për sulme: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë opozitën iraniane në Shqipëri!

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale lidhur me sulme të mundshme të Iranit apo grupeve të lidhura me Teheranin ndaj opozitës iraniane (MEK) në Manëz.

Ambasada ngre alarmin se synim i sulmeve mund të jenë subjekte të lidhura me SHBA, por edhe vende të zakonshme, si vende turistike, qendra tregtare apo lokale dhe restorante.

Postimi bën thirrje për të gjithë qytetarët amerikanë në vend, që të jenë vigjilentë. Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit:

Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.


Related Posts

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Austri, ku një i ri shqiptar nga Kosova ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Yll Zenuni nga qyteti…

Rama jep LAJMIN: Familjarëve ose prindërve që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti

“Kemi thënë dhe do ta realizojmë, dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara” Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e…

FAKTET/ A qendron deklarata e Ramës se heqja e taksës së qarkullimit ndaj karburanteve do t’i bënte shqiptarët të paguanin 4 herë më shumë?

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama se heqja e taksës së qarkullimit do t’i detyronte shqiptarët të paguanin katër herë më shumë është kundërshtuar nga gazetari Klodian Tomorri,…

Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët shkon mbi 2200 euro/ LISTA

Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal. Lista, e cila do të shërbejë si një instrument referues…

Pamje apokaliptike/ Çfarë po ndodh në Greqi?

Qyteti i Heraklion, që ndodhet në ishullin e njohur të Kretës, po përballet aktualisht me një situatë të pazakontë dhe mjaft alarmante për banorët e tij. Një…

HISTORI TR0NDlTËSE: Humb nënën, 16-VJEÇARJA krijon teknologji me inteligjence artificiale kundër diagnozave të gabuara

Ajo humbi nënën e saj nga ka nceri pas një diagnoze të gabuar. Në moshën 16-vjeçare, ajo ndërtoi një sistem inteligjence artificiale për të parandaluar që e…