Askush nuk e priste! Nxënësi bie gjatë orës së sportit dhe nuk ngrihet më…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Një nxënës 17-vjeçar, me iniciale F.S., ka ndërruar jetë gjatë orës së edukimit fizik. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i riu ka pësuar një infarkt. Në vendngjarje janë angazhuar efektivë të policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.