“Merre hallallin e babës, amanet të lë..” Arbër Hajdari në lot: Letra e të atit zbulon sekretin e familjes që askush s’e dinte!

Arbër Hajdari, mbrëmjen e sotme, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e opinionistit në “Big Brother VIP”, punën e tij në fondacionin “Fundjava Ndryshe” dhe jetën e tij familjare.

Por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte letra emocionuese që babai i tij, Shkëlqim Hajdari, i kishte dërguar Arbrit, teksa theksonte se është krenar për të.

Në letër zbulohej për herë të parë se, në kohën kur Shkëlqim Hajdari kishte pasur një problem shëndetësor, ai i kishte ngarkuar detyrat të birit, të cilat, sipas tij, ai i kishte kryer me shumë dinjitet.

“Ndaj sot publikisht merre hallallin e babës, se edhe ky është po kaq i rëndësishëm sa ai i nënës. Bëfsh punë të hajrit gjithë jetën për familjen tënde të madhe, për njerëzit në nevojë dhe për Shqipërinë”, nënvizohet në letër.

Po ashtu, ai shton se është krenar që Arbri, së bashku me vëllain dhe motrën e tij, duhen sikur të jenë fëmijë.

Letra e plotë:

I dashur Arbër!

Dëshmitarët e punëve që bën ti janë të shumtë, kudo ku ka shqiptarë që punojnë e jetojnë.

Me të drejtë, shumica e tyre flasin me respekt për kontributin që ti tashmë jep prej vitesh, si në fondacion ashtu edhe në “Big Brother”.

Ky publik sot duhet të njihet edhe me disa punë të tjera, për të cilat ti je zotuar dhe unë jam dëshmitar.

Para 5 vitesh, unë kalova një moment të vështirë shëndetësor dhe, ndaj, vendosa që kompetencat në drejtimin e familjes t’i delegoj tek ty.

Sot, pas 5 vitesh, konstatoj se ti je një djalë “babë”, siç themi ne shqiptarët për djemtë dinjitozë; një bir nëne që, megjithë ngarkesën që ke, nënën tënde e ke prioritet në përkujdesje.

Arbër, jam krenar që me vëllain dhe motrën duheni sikur të ishit fëmijë të vegjël. Jam krenar për ty si babai shembullor i Rainës, më e vogla e familjes sonë.

Je një bashkëshort mirëkuptues dhe jam krenar për marrëdhënien e ngrohtë që keni krijuar bashkë. Me miqtë e mi në Kosovë, që ti dhe Vlera na bëtë krushq, ke një raport sikur të jesh djalë i asaj shtëpie.

Ndaj, sot publikisht, merre hallallin e babës, se edhe ky është po kaq i rëndësishëm sa ai i nënës. Bëfsh punë të hajrit gjithë jetën për familjen tënde të madhe, për njerëzit në nevojë dhe për Shqipërinë.

Paç shëndet e jetë të gjatë, biro!

Shkëlqim Hajdari

P.S. Të fala dhe përqafime gocave që të kanë ftuar aty!

Related Posts

PërpIasja me Elisa Spiropali, Edi Rama shρërthen ndaj mediave – por ajo që ndodhi në 7 orë mbledhje nuk u tha e gjitha…

Kryeministri Edi Rama komentoi përplasjen e tij me ministresën Elisa Spiropali gjatë një mbledhjeje qeveritare, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si media raportoi ngjarjen. Rama tha…

Situata del jashtë kontrollit në Iran – Donald Trump me mesazh të fortë për suIme ajrore, detajet po tr*nditin…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një aeroplani Iuftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata. Trump refuzoi të diskutonte specifikat e përpjekjeve…

E pabesueshme: I vjedhin “Porsche”-n luksoze ndërsa ai shikon kamerat – reagimi i tij po bën xhiron e rrjetit

Një natë e tensionuar është regjistruar në kantonin e Lucernit, ku hajdutët kanë vjedhur një makinë luksoze nga një autosallon, duke tronditur pronarët e biznesit. Ngjarja ka…

Sherr i frikshëm në Burgun e Durrësit – “I forti” përfundon i rrahur, por ja çfarë fshihet pas…(FOTO)

Një incident i rëndë është regjistruar në burgun e Durrësit, një institucion që prej kohësh është përfolur për skandale të njëpasnjëshme. Sipas burimeve për JOQ Albania, në…

Vodhën kasafortë me sende me vlerë në një banesë në Tiranë, përfundojnë në pranga 2 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të kapur në fIagrancë duke vjedhur në një banesë në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasit A….

Ja kush janë tri shenjat e Zodiakut që do kenë përfitime gjatë muajit Prill

Astrologjia e prillit sjell rrugë të hapura, perfekte për të nxituar drejt mundësive të reja të biznesit ose përpjekjeve të tjera që lidhen me punën – dhe…