“E rëndë në Vlorë: Vr*tet babai, djali Iufton për jetën – kush janë tre të rinjtë që po kërkon policia?”

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në Vlorë, ku mbeti i vr arë 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas burimeve të sigurta policore, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një konflikt disa ditë më parë, ku djali i viktimës pati një mosmarrëveshje me autorin e mëvonshëm. Djali i Aliajit, Bajroni, mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital.

Policia raporton se babë e bir kishin shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të sqaruar situatën me autorin, i cili ndodhej në automjet së bashku me familjen e tij pas vizitës në spital. Fillimisht ka pasur debat verbal, por situata degradoi në fyerje dhe sharje.

Në konflikt kanë ndërhyrë edhe dy shokë të autorit, duke çuar në përplasje fizike me grushte dhe shkelma.

Zyrtarët e policisë thanë se shpallën në kërkim shtetasit Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhaferr Ngucaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe Eni Hysaj, 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Autoritetet konfirmojnë se 63-vjeçari u godit dy herë me grushte dhe një herë me shkelm, duke rënë në tokë dhe duke humbur jetën. Viktima kishte edhe probleme me zemrën dhe një operacion të mëparshëm, që dyshohet se ndikoi në pasojat fatale.

Pas ngjarjes, autori dhe dy shokët e tij u larguan me automjet dhe janë shpallur në kërkim. Djali i viktimës, i plagosur lehtë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thekson se djegia e automjetit të viktimës rreth një muaj më parë nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Vlorë / Goditën me grushte, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit, shpallen në kërkim 3 shtetas.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin I. A., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi I. A. ka humbur jetën.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vr asja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Related Posts

Big-u apo Ferma? Rezultati i votimit po bën xhiron e rrjetit – ja kush dominon

Beteja e vërtetë e audiencës mes dy reality show-ve më të ndjekur të momentit po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Ndërsa “Big Brother VIP” ka një…

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një krize te vështirë. Beqaret do jene te…

Arbër Hajdari flet hapur: Pasojat e ‘Big Brother’ në familjen e tij do t’ju befasojnë

Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari, ka folur në “Goca dhe gra” rreth prapaskenave familjare për shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Arbër Hajdari deklaroi se…

“SH0K në stadium: Futbollisti bie pa ndjenja gjatë ndeshjes dhe humb jetën – detajet e para janë rrëqethëse!”

Një ngjarje e rëndë ka tr*nditur futbollin në Kosovë, ku futbollisti veteran Liridon Gubetini ka hum*bur jetën gjatë një ndeshjeje zyrtare. 43-vjeçari ndërroi jetë teksa ishte pjesë…

“Horror në Durrës: E bija pIagos rëndë nënën dhe arratiset – çfarë ndodhi mes tyre para ngjarjes?”

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza shtyn nënën, e lë të plagosur dhe merr arratinë. Lajmi bëhet i ditur për noa.al nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës….

“Rezultati që po trondit rrjetin: Ja kush shkon e para në finale – publiku i ndarë në dysh!”

Gara për finalen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka hyrë në një fazë vendimtare, ku këtë javë në nominim për finalistin e parë kanë qenë:…