Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë ᶏrmën, ja skema që përdorën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e kasafortës në një banesë në rrugën “Zihni Sako”, nga dy autorët, Andi Hasani dhe Agron Goxhaj.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se Andi Hasani dhe Agron Goxhaj ruajtën pronarin e banesës ku vodhën kasafortën në zonën e Kinostudios në Tiranë derisa doli nga shtëpia dhe përmes një çelësi të punuar nga Goxhaj hynë brenda dhe morën kasafortën me gjithçka kishte brenda.

Më pas u larguan duke rregulluar çdo gjë dhe pasi e hapën brenda saj gjetën një shumë parash dhe sende me vlerë, përfshirë disa bizhuteri dhe një pistoletë që pronari e kishte me leje. Me gjetjen e ar*mës, Hasani dhe Goxhaj janë frikësuar dhe kanë menduar se pronari mund të ishte punonjës policie.

Ata janë rikthyer sërish në banesë për të lënë vetëm ar*mën me kasafortën, por jo sendet e tjera me vlerë. Megjithatë, sapo janë afruar kanë konstatuar në banesë policinë, e cila ishte thirrur nga pronari pas denoncimit për vjedhje.

Fillimisht, sapo kanë parë policinë kanë tentuar të largohen me vrap, por efektivët e Komisariatit nr. 4 mundën t’i kapin.

Nga kontrollet në shtëpinë e Agron Goxhajt, i cili rezulton me precedent penal, i arrestuar më parë për plagosje në Shkodër, u gjet punishtja për falsifikim të çelësave të dyerve.

Me të njëjtën skemë dyshohet se kanë vjedhur bashkë edhe shtëpi të tjera në zona të ndryshme.

Related Posts

Virgjeresha/ Horoskopi ditor, E hënë 6 prill 2026

Virgjeresha Nëse ndiheni te lumtur pranë personin qe keni ne krah, mos ngurroni te hidhni edhe ndonjë hap me tej. Do i bëni mire vetes dhe atij…

Luani/ Horoskopi ditor, E hënë 6 prill 2026

Luani Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate gjithë kësaj dite. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Shpesh do ju duket sikur jeni ne një…

Gaforrja/ Horoskopi ditor, E hënë 6 prill 2026

Gaforrja Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste te bukura me atë qe keni…

Binjaket/ Horoskopi ditor, E hënë 6 prill 2026

Binjaket Mbajini premtimet qe i keni bere partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e mire. Beqaret nuk do…

Demi/ Horoskopi ditor, E hënë 6 prill 2026

Demi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni do ndizet furishëm dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Beqaret do…

Dashi/ Horoskopi ditor, E hënë 6 prill 2026

Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një krize te vështirë. Beqaret do jene te…