“Do të kemi lajme shumë të mira”, ja cfarë deklaroi Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga podkasti i tij se negociatat për anëtarësim në Bashkimi Europian po vazhdojnë normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim apo pengim. Ai paralajmëroi se së shpejti priten zhvillime pozitive në këtë proces.

Duke iu referuar opozitës, Rama deklaroi: “E kundërta ndodh! Je menjëherë i përmbytur nga gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nga gënjeshtra safi, që i thonë fjalë nga sajesa e fabrikime, dhe nga komente gjithfarësh, që në fund të ditës më shumë e mjegullojnë sesa ndihmojnë në kërkimin e të vërtetës, dhe thuhen nga të tëra, dëgjohen nga të tëra, por ajo që është më shqetësuesja, për sa më takon dhe për sa na takon, është se nuk flitet, nuk komunikohet e nuk diskutohet për punët e Shqipërisë. Po përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen vetëm me një luftë mizerabël politike dhe me një përpjekje të vazhdueshme të kujtdo që është në anën e kundërt me ne, që qeverisim Shqipërinë, për të bërë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre, me baltën e të gjithë urrejtjes, mllefit, inateve të tyre”.

“Ashtu si kundër, dhe e mbyll këtë shënim, është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit në Bashkimin Europian, me negociatat që vazhdojnë dhe, në ndërkohë, gjithçka që thuhet kur vjen puna te negociatat lidhet me gënjeshtrën e madhe se: “ato janë bllokuar”, “ato janë ndaluar”, “ato janë penguar”, për arsye të mosarsyes së të gjithë atyre që synojnë ta pengojnë Shqipërinë për të luftuar qeverinë. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë e përditë e përditë dhe, së shpejti, përsëri, siç kemi pasur në procesin e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, vijoi kreu i qeverisë.

Related Posts

“O shpirti im, s’e duam jetën pa ty!” Gruaja lutej për shpëtimin e tij por dicka po…, ndërron jetë në Itali drejtori i i Burgut të Durrësit

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë ditë Pashkësh! Drejtori i komanduar i Burgut të Durrës, Etmond Llabani ka ndërruar jetë pas disa javëve të vështira që…

A u takua me Malin pas daljes? Stenaldo habit me deklaratën: Kurrë sdo e kisha menduar se

Ish-banori i “Big Brother VIP 5” Stenaldo ka folur së fundmi për raportin shoqëror që ka krijuar me Malin, banori i fundit që u eliminua nga“BBV5”. I…

Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton

Nga 1 prilli bizneset që kanë punonjës me pagë minimale do të mund të aplikojnë për të përfituar kompensim për rritjen e kostove. Sipas vendimit të qeverisë…

Mos bîni pre! Del faqja máshtruese për viza, ja paralajmërimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një mesazh të rëndësishm për të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale ata theksojnë se është…

Rrefimi i forte i Mariana Kondit, takon per here te pare pas 50 vitesh babain: Kur e takova…

Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal në podcastin e Grida Duma, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo…

Natë dramatike në Zvicër për familjen shqiptare nga Kosova

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi familjen kosovarey Pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i rrallë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe…