“O shpirti im, s’e duam jetën pa ty!” Gruaja lutej për shpëtimin e tij por dicka po…, ndërron jetë në Itali drejtori i i Burgut të Durrësit

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë ditë Pashkësh! Drejtori i komanduar i Burgut të Durrës, Etmond Llabani ka ndërruar jetë pas disa javëve të vështira që luftoi me të gjithë forcën për të vazhduar jetën, për tre fëmijët e tij, Solen, Klestin dhe Sielin.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, si në Shqipëri, po ashtu dhe në Romë ku dhe dha frymën e fundit, fatkeqësisht Llabani nuk arriti të mbijetonte.

Dy ditë më parë, bashkëshortja e tij, Tana, me sytë drejtuar nga Zoti, lutej që shoku i jetës së saj dhe babai i tre engjëjve të tyre, t’ia dilte mbanë. Por për fatin e keq ai nuk mundi që të shpëtonte.

“Mond shpirti im, duhet t’ia dalësh për ne sepse ti nuk do doje kurrë të na lije vetëm…Ne nuk dimë të bëjmë asgjë pa tu dhe nuk e duam jetën pa ty”, shkruante ajo.

Në janar të këtij viti, disa ditë pasi u vendos si drejtor i komanduar i burgut të Durrësit, Etmond Llabani pësoi një hemorragji cerebrale. Menjëherë ai u shtrua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe më pas u dërgua drejt Italisë me qëllim për të marrë mjekim më të specializuar. Por për fatin e tij të keq, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bluzave të bardha, Llabani ka ndërruar jetë duke lënë në dhimbje të thellë familjarë, koleg e miq të shumtë.

Llabani u emërua në postin e drejtorit të komanduar të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cërloj.

Shkarkimi dhe arrestimi i Cërlojt erdhi pas urdhrit të ish-ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallarit, një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit, Altin Ndoci, i cili arriti që të largohej teksa ishte shoqëruar për një kontroll mjekësor në spitalin e qytetit të Durrësit,

Related Posts

A u takua me Malin pas daljes? Stenaldo habit me deklaratën: Kurrë sdo e kisha menduar se

Ish-banori i “Big Brother VIP 5” Stenaldo ka folur së fundmi për raportin shoqëror që ka krijuar me Malin, banori i fundit që u eliminua nga“BBV5”. I…

“Do të kemi lajme shumë të mira”, ja cfarë deklaroi Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga podkasti i tij se negociatat për anëtarësim në Bashkimi Europian po vazhdojnë normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim apo pengim. Ai…

Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton

Nga 1 prilli bizneset që kanë punonjës me pagë minimale do të mund të aplikojnë për të përfituar kompensim për rritjen e kostove. Sipas vendimit të qeverisë…

Mos bîni pre! Del faqja máshtruese për viza, ja paralajmërimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një mesazh të rëndësishm për të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale ata theksojnë se është…

Rrefimi i forte i Mariana Kondit, takon per here te pare pas 50 vitesh babain: Kur e takova…

Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal në podcastin e Grida Duma, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo…

Natë dramatike në Zvicër për familjen shqiptare nga Kosova

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi familjen kosovarey Pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i rrallë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe…