Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton

Nga 1 prilli bizneset që kanë punonjës me pagë minimale do të mund të aplikojnë për të përfituar kompensim për rritjen e kostove.

Sipas vendimit të qeverisë aplikimet bëhen në “E-Albania” dhe do të jenë të hapura nga 1 prilli deri në 31 tetor. Ky proces lidhet me rritjen e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë.

“Çdo biznes i çdo fushe që ka punonjës me pagë minimale nga 40-49.990 do të mund të aplikojë për kompensim për një periudhë 9-mujore.

Vlera që do të kompensohet për punonjës është 16.7% e diferencës së pagës nga 40-49 990 lekë. Në total janë 35 mijë biznese që pritet të jenë përfitues të një shumë prej afro 1 miliardë lekësh që është vënë në dispozicion“, – tha Gertiola Çepani, drejtori e punësimit në AKPA.

LEXO EDHE Tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Por sipas vendimit ka disa përjashtime, pra jo të gjithë mund të aplikojnë.

“Përjashtohen entet apo kompanitë publike, njëkohësisht përjashtohet edhe të vetëpunësuarit. Një kompani që ka vetëm një të punësuar, nuk mund të jetë subjekt i përfitimit. Njëkohësisht nuk përfitojë dhe ato kompani që kanë detyrime të papaguar të sigurimeve shoqërore ndër vite”.

Sipas të dhënave, në total numërohen rreh 307 mijë punonjës me pagë minimale. Pas muajit shtator 2026 efektet dhe kostot e shtuara të pagës minimale për efekt sigurimi do t’i paguajë vetë biznesi.

Related Posts

E FUNDIT: Elisa Spiropali thirrje shqiptarëve për protesta masive – çfarë po paralajmëron?

Ish-ministrja për Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e përdorimit të…

Ish-diplomatja amerikane “shkund” Bashkimi Evropian: Vetëm 5 njohje për Kosovën dhe Serbia bie në gjunjë

Robin Brooks, ish-diplomate amerikane në Ballkan, vlerëson se institucionet e Kosovës po funksionojnë dhe zgjedhjet e fundit kanë krijuar një shumicë parlamentare që mbështet stabilitetin e brendshëm….

Irani i thotë “JO” armëpushimit – Donald Trump reagon menjëherë dhe tr*ndit me deklaratën e fortë!

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ditën e nesërme është afati i fundit për gjetjen e një marrëveshjeje me Iranin, për t’i dhënë fund luftës. Reagimi…

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë kritike qe do ju beje partneri, përkundrazi…

Pamjet nga kamerat e sigurisë/ I riu “tapë” hyn në qendrën tregtare dhe…

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet e katit të dytë, duke shkaktuar dëme…

Nuk ndalet rritja e çmimeve të perimeve në vend. Domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

Çmimet e frutave dhe perimeve në tregjet me pakicë në Tiranë kanë shënuar një tjetër rritje të ndjeshme këtë të hënë, me domatet dhe kastravecat që janë…