“Nga e hëna dietë…” por jo sonte! Çifti kapet ‘mat’ në kuzhinë në mesnatë (VIDEO)

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet po shkakton të qeshura pa fund, pasi tregon një skenë ku shumë çifte dhe jo vetëm do ta gjejnë menjëherë veten.

Gjithçka nis me premtimin klasik: “nga e hëna fillojmë dietën”. Por siç duket, kjo e hënë nuk zgjati as deri në mesnatë.

Në pamjet e regjistruara nga kamera e sigurisë në kuzhinë, vajza shihet duke ngrënë me shumë kujdes gjatë natës, duke menduar se të gjithë po flenë dhe nis të hajë fshehurazi. Por surpriza vjen vetëm pak sekonda më vonë.

Edhe partneri i saj hyn në kuzhinë me të njëjtin “mision sekret”: të thyejë dietën në heshtje. Momenti kur të dy përballen sy më sy është pikërisht ajo që e ka bërë videon kaq virale.

Pasi kapen mat nga njëri-tjetri, në vend të ndonjë debati apo qortimi, të dy shpërthejnë në të qeshura dhe përfundojnë duke ndarë ushqimin së bashku.

Një skenë sa komike, aq edhe reale, që shumë ndjekës në rrjet po e komentojnë me humor.

Videoja është kthyer në një hit online pikërisht sepse pasqyron një situatë që pothuajse të gjithë e kanë përjetuar: vendimet e mëdha për dietë që dorëzohen përballë tundimit të ushqimit në mesnatë.

Në fund, duket se dashuria dhe ushqimi janë kombinimi që fiton gjithmonë…

Related Posts

Jul Deda thumbon Brikenën gjatë dasmës me Mateon në “Big Brother VIP”

Dasma e Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 solli momente romantike dhe një puthje pasionante mes çiftit, por nuk shpëtoi nga komentet ironike…

‘Presidenti Trump nuk bën shaka!’ Shefi i Pentagonit paralajmëron sulmin më të madh ndaj Iranit

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se ditët në vijim do të shënojnë operacionet më të mëdha ushtarake…

Itali: I akuzuar për teηtativë vr*sjeje, bυrg pa afat për 19-vjeçarin shqiptar

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genoa, pasi akuzohet për përfshirje në një suIm të rëndë me thikë ndaj një 21-vjeçari jashtë një diskoteke në qendër të…

Prej një muaji studentët në Qytet Studenti pa ashensor, institucionet nuk paguajnë detyrimet

Një shqetësim serioz është denoncuar nga studentët që banojnë në Godinën 18 në Qytet Studenti, Tiranë. Sipas tyre, prej rreth një muaji ashensorët nuk funksionojnë, duke i…

TRAGJlKE! Shqiptari vr*t me thi*kë ish-gruan, la pas katër fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në mbrëmje në Austri, ku një grua 38-vjeçare, e identifikuar si Zoja Oroshi nga Gjakova, dyshohet se është vr*rë…

Muaji nis “me këmbë të mbarë” për këto shenja, zbuloni cilat janë

Muaji fillon me një energji të freskët, dinamike dhe të ripërtërirë, gati për të favorizuar ata që mund të shfrytëzojnë mundësitë e momentit. Me pranverën në kulmin…