TRAGJlKE! Shqiptari vr*t me thi*kë ish-gruan, la pas katër fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të dielën në mbrëmje në Austri, ku një grua 38-vjeçare, e identifikuar si Zoja Oroshi nga Gjakova, dyshohet se është vr*rë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në qytezën Soob. Sipas mediave austriake, autori i dyshuar është një 47-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Vi ktima u gjet në kopshtin e banesës me pIagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar edhe një pistoIetë 9 mm.

Trupi i pajetë i 38-vjeçares është dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Ndërkohë, hetimet po drejtohen nga prokuroria dhe, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se krimi lidhet me konflikte të mëparshme familjare.

Çifti kishte katër fëmijë nga martesa e tyre.