Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rusinë, ku një mësuese ka humbur jetën pasi u sulmua me thikë nga një nxënës 17-vjeçar në rajonin e Perm, në zonën e Uraleve.
Viktima, Olesya Baguta, mësuese e gjuhës dhe letërsisë ruse në një shkollë në Dobryanka, u plagos rëndë pranë hyrjes së institucionit ku jepte mësim. Ajo u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike.
Sipas guvernatorit rajonal Dmitry Makhonin, mësuesja ishte sulmuar nga një adoleshent 17-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë nga policia. “Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ishte e mundur të shpëtohej jeta e saj”, deklaroi Makhonin disa orë pas ngjarjes.
Sipas Komiteti Hetimor Rus, viktima ishte edhe kujdestare e klasës ku studionte autori i dyshuar i sulmit, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet ruse bëjnë me dije se ky është një ndër disa incidentet e dhunshme të raportuara në institucionet arsimore që nga fillimi i vitit, përfshirë sulme të tjera me thikë dhe armë në zona të ndryshme të vendit.