Nisma për t’i siguruar një shtëpi ish-banorit të “Big Brother VIP”, Stenaldos, po merr gjithnjë e më shumë mbështetje, dhe këtë herë një kontribut i rëndësishëm ka ardhur nga një personazh mjaft i njohur i formatit.
Opinionisti Arbër Hajdari ka dëshmuar edhe një herë shpirtin e tij human duke iu bashkuar thirrjes për ndihmë që po bën xhiron e rrjetit.
Sipas të dhënave publike në platformën ku po mblidhen fondet, Arbri ka dhuruar shumën prej 1000 eurosh në llogarinë e fushatës.
Izraeli godet fabrikën iraniane që prodhon materiale për raketa balistike, shpërthime edhe në kryeqytet! Teherani kundërpërgjigjet
Kujtojmë se Stenaldo ishtë një prej imituesve më të mirë brenda shtëpisë së BBVA, ku shpesh imitonte dhe vetë Arbrin.