Në studion e “Rudina” në Tv Klan, këtë të hënë, më 6 Prill, ishte e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu, e cila parashikoi javën në sferën astrologjike.
Ajo pohoi se kjo javë do të jetë interesante me hyrjen e Marsit në shenjën e Dashit, gjë e cila do të japë intensitet tek shenjat e Dashit,
Gaforres, Bricjapit dhe Peshores, duke u dhënë episode tensioni dhe pengesash të konsiderueshme, të cilat do të shihen me kujdes.
Dashi, 4 yje: Do të futet Marsi në shenjën e tyre dhe, pavarësisht se Marsi bëhet gati të takojë Saturnin, nuk e takon akoma gjatë kësaj jave, por dashët do të dalin pak më nervozë,
pak me iniciativë dhe kjo do të bëjë që, pavarësisht se do të kenë shumë energji, do të kenë disa përballje ose debate më të shumta gjatë kësaj jave,
kështu që do të jenë gati të marrin flakë, sepse kanë qenë edhe në pritje dhe detyrimisht sikur çlirohen nga pritja.
Demi, 2 yje: Psikologjikisht, unë vazhdoj të them që demat kanë probleme edhe me futjen e Marsit në Dash.
Do të dalin disa të vërteta që i bëjnë ata akoma më të agravuar ose e bëjnë Demin të dalë nga ajo qetësia e vet, edhe Demi më i duruar dhe më i qetë do të ngacmohet diku. Kështu, nga demat, qetësi kësaj jave, të paktën gjatë kësaj jave, pasi mund të jenë shumë në sulm për gjëra që kanë të bëjnë me punën.
Binjakët, 3 yje: Do të kenë çështje të rëndësishme, por në lidhje me shoqërinë. Duket sikur Binjakët i kanë vënë të gjitha gjërat nën kontroll, por në lidhje me shoqërinë do t’u dalë një program jashtë bisedave, ose dikush nga shoqëria do t’i ngacmojë nervat dhe aty ku mendonin se kishin një aleat, do të fillojnë të bëhen nervozë e do të ndihen të bllokuar. Binjakët duhet të kenë kujdes në lidhje me paqartësitë dhe sigurinë në lidhje me shoqërinë, nga njerëz që mendojnë se do t’i kenë mbështetje në këtë periudhë.
Gaforrja, 3 yje: Do të merren kryesisht me punën dhe karrierën dhe do të vendosin atë terren të humbur, të fillojnë ta marrin si autoritet, ose të marrin disa vendime më shumë, ose iniciativa, të bëhen pak më kontrollues, ose të duan të fitojnë terren, në një mënyrë pak më agresive. Sot është një ditë që Gaforrja e lindur në 10-ditëshin e dytë mund të fitojë diçka, por është edhe një ditë që mund të humbë shumë gjëra, kështu që duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mund të penalizohen në të ardhmen.
Luani, 4 yje: Kanë projekte pune shumë të rëndësishme, nëse do të bëhen pak më luftarakë do të shikojnë që këto projekte pune do të avancojnë kryesisht me jashtë, me kontakte dhe me situata mjaft të rëndësishme që ata vendosin në këtë periudhë. Planetët në këtë periudhë i çojnë larg dhe mund t’i ndalojnë pak në një çështje ligjore, ta shikojnë me vëmendje nga java tjetër këtë ndalesë që mund t’i bëjnë planetët.
Virgjëresha, 2 yje: Të gjithë kontrollin e kanë në anën ekonomike, pasi u dalin disa shpenzime më shumë sesa e prisnin, ose sesa e kishin llogaritur. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që këto ditë të kenë një fitim të papritur ose të vijë një bum i madh, por si do të menaxhohet kjo do ta shikojmë me kujdes me Virgjëreshën këtë 10-ditësh. Në anën shpirtërore ndihen pak të agravuar dhe duan të kenë një sqarim apo të marrin një iniciativë për të bërë gjëra më të thella sesa janë ata në mënyrën e tyre në çështjet personale.
Peshorja, 2 yje: Kanë probleme, kanë debate, sidomos në çift, ose me bashkëpunëtorët e tyre më të rëndësishëm. Nëse do të zihen apo do të kenë debate, Peshoret, jashtë natyrës së tyre, këtë periudhë do të jenë të detyruara, pasi del Marsi, Saturni dhe Neptuni përballë shenjës së tyre dhe Peshorja në mënyrë të padiskutueshme do të agravohet dhe do të ndihet në sulm. Në marrëdhëniet në çift do të kenë disa problematika apo pasiguri këtë periudhë.
Akrepi, 3 yje: Do të kenë një javë me detyrime ekonomike, pune dhe përgjegjësi dhe do të ndihen të lodhur. Por mund të kenë edhe një punë në të cilën mund të jenë prezent gjatë gjithë kohës, dhe nga gjithë ky aktivitet i madh duhet të kenë kujdes mos të humbin energjinë dhe të mos kenë probleme lodhjeje e gjëra që kanë të bëjnë me shëndetin. Duhet të kenë kujdes të shmangin debatet që mund të vijnë në nervozizëm e sipër.
Shigjetari: 4 yje: Pavarësisht se janë një nga shenjat më të favorizuara erotikisht, janë të nxehur me dikë të dashur, ose e tregojnë nervozizmin me dikë që e kanë të sigurt ose që e ndjejnë që është aty gjithmonë për ta, kështu që mund të kenë edhe debate në çift ose me dikë të familjes.
Bricjapi, 2 yje: Mund të humbin një shans në prioritetet e punëve të rëndësishme që ju kanë dalë në bashkëpunime, por çështjet familjare mbeten “thembra e Akilit” për Bricjapët, duke pasur kujdes mbi hapat e ndërmarrë, përgjegjësitë dhe si i menaxhojnë situatat. Mund të dalë diçka që i penalizon.
Ujori, 3 yje: Duan të dominojnë me mendimin dhe dëshirat e tyre dhe me planet dhe me projektet dhe nuk do të lejojnë askënd t’u dalë përpara ose i pari. Ujorët do të vendosin mbi veprimet apo iniciativat e tyre dhe askush tjetër nuk do t’u dalë kundër mendimit të tyre.
Peshqit, 3 yje: Kanë një ngarkesë emocionale, sidomos në çështjet e ekonomisë, pavarësisht se Marsi është akoma në shenjën e tyre, kalon në datën 9 në Dash, ku ata do të ndihen gjithsesi shumë të ngarkuar apo të shqetësuar në çështjet ekonomike. Sot dhe nesër janë dy ditë që mund të kenë përfitime. Pas datës 9 duhet të kenë kujdes me financat.