Këngëtari i madh shtrohet me urgjencë në spital, vajza e tij bën njoftimin e dhimbshmëm

Këngëtari legjendar turk İbrahim Tatlıses, i njohur ndryshe si “Perandori”, është shtruar në spital pas një problemi shëndetësor të papritur. 74-vjeçari u ndje keq në banesën e tij në Stamboll, pasi kishte përfunduar një periudhë intensive koncertesh jashtë vendit.

Ai shfaqi simptoma si rënie tensioni dhe u transportua me urgjencë në një spital privat, ku analizat dhe tomografia zbuluan një infeksion bakterial të rëndë.

Mjekët vendosën ta mbajnë në kujdes intensiv për monitorim, megjithatë gjendja e tij paraqitet e stabilizuar. Sipas stafit mjekësor, funksionet jetësore janë normale dhe trajtimi me antibiotikë ka nisur menjëherë. Në një prononcim për media, vajza e tij, Melek Zübeyde, tregoi se ishte ajo që e shoqëroi në spital. Ajo bëri me dije se infeksioni lidhet me fshikëzën e tëmthit dhe nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ekzaminimet vijojnë.

Gjatë ditës, familjarë të tij, përfshirë Dilan Çıtak dhe İdo Tatlıses, kanë qenë pranë tij në spital. Ndërkohë, djali tjetër, Ahmet Tatlıses, nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të kufizimeve ligjore.

Artisti ka kaluar më parë sfida të rënda shëndetësore, përfshirë një atentat me armë në vitin 2011 që i la pasoja serioze, si dhe një aksident në vitin 2022. Pavarësisht kësaj, ai ka vijuar të jetë aktiv në skenë.

Related Posts

Lajm i tr*shtë! Ndahet nga jeta mamaja e Kryetares së Institucionit të madh të Shtetit Shqiptar

Lumturi Mara, nëna e kryetares së Autoritetit për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të enjte, duke lënë…

“‘LUFRA’ po na shkatërron”, Braçe nxjerr SMS në Kuvend: S’na marrin qumështin, po hakmerren me ne!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe denoncoi në Parlament fushatën e sponosorizuar nga kompani private të qumështit për të dëmtuar prodhimin vendas të qumështit. Gjatë interpelancës në…

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht pas orëve të pasdites. Temperaturat…

E PABESUESHME! KY ËSHTË 39-VJEÇARI QË FLET 73 GJUHË PA BËRË POTHUAJSE ASNJË KURS

Muhamed Meši? është një fenomen i rrallë njerëzor. Në një botë ku shumica e njerëzve përpiqen me vite të tëra për të mësuar një gjuhë të huaj,…

Rama rikthehet fuqishëm në Uashington: Shqipëria merr rol aktiv në tryezën globale të paqes për Gazën

Një vit pa asnjë takim të nivelit të lartë, Rama në Uashington më 19 shkurt… Bordi i sapokrijuar i Paqes për Gazën pritet të mbajë mbledhjen e…

Bota do zhytet në errësirë! Ja kur do ndodhë eklipsi total i diellit, më i gjati i shekullit?

Më 2 gusht pritet të ndodhë një nga eklipset totale diellore më të gjata të këtij shekulli, ku Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke e kthyer…