Një ngjarje e turpshme raportohet nga Miloti, ku bëhet me dije se fuga metalike të urës janë dëmtuar, gjatë një tentative për grabitjen e tyre. Dyshimet janë se ato do të merreshin për t’u shitur për skrap.
Lajmin e bën me dije Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili sqaron se ky akt i turpshëm i është referuar menjëherë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës.
Ky akt përbën një ngjarje të turpshme në një nga segmentet me qarkullim të konsiderueshëm, sidomos tani në prag të ardhjes së sezonit veror.
Vjedhja e fugave metalike në trupin e urës është jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi kanalet ku bashkohen botonoformat janë konsiderueshëm të thella.