Animalistja Kalaja: Bruna Mersini po paguan për të ndryshuar historinë e vr*sjes së pitbullit (VIDEO)

Një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, pas ngjarjes që tronditi opinionin publik në Vlorë, ku një qen pitbull u v ra pas sulmit ndaj një fëmije 4-vjeçar. Pas denoncimeve të qytetarëve në redaksinë e JOQ Albania, animalistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja ka depozituar ditën e sotme një kallzim penal ndaj bashkisë Vlorë dhe zyrës së veterinarisë, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Bruna Mersinit, dhe duke pretenduar se po bëhen përpjekje për të deformuar të vërtetën e asaj që ndodhi.

Sipas Kalasë, versioni që po qarkullon në publik nuk përputhet me faktet reale dhe, sipas saj, ka ndërhyrje të qëllimshme për të orientuar narrativën në favor të personave të përfshirë. Ajo shprehet se ka indicie që janë përdorur edhe mjete financiare për të ndikuar në mënyrën se si po paraqitet ngjarja në media dhe opinion publik.

“Po tentohet të ndërrohet historia. Nuk është ajo që po thuhet. Ka presion dhe interesa për ta mbyllur këtë çështje ndryshe nga si ka ndodhur realisht,” – është shprehur Kalaja në reagimin e saj.

Ngjarja, e cila ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë, shkaktoi reagime të shumta, jo vetëm për sulmin ndaj fëmijës, por edhe për mënyrën si u menaxhua më pas situata me kafshën. Vr asja e pitbullit nga autoritetet ka hapur debat të gjerë mbi trajtimin e kafshëve, përgjegjësinë institucionale dhe mungesën e kontrollit mbi qentë potencialisht të rrezikshëm.

Rasti vijon të mbetet në vëmendje të publikut, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësit konkretë. Në një klimë të tensionuar dhe me shumë pikëpyetje, kërkesa kryesore mbetet transparenca dhe zbardhja e së vërtetës.

Related Posts

KUJDES MAKSIMAL! Rregullorja e re për Shengen hyn në fuqi – një gabim dhe mbeteni jashtë

Me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes më 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë do të përballen me ndryshime të rëndësishme në mënyrën e udhëtimit në…

Alarm në futboll! Zhdυken 7 futbollistë të një Kombëtareje – mister i madh

Shtatë futbollistë eritreanë janë zhdukur pas një ndeshjeje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027 në qytetin Lobamba, Eswatini (ish-Svaziland), tha një zyrtar nga Konfederata e…

Bëhu milioner nga shtëpia! Të rinjtë shqiptarë fitojnë deri 200 mijë $ në vit online

Shitja e njohurive profesionale në tregun global, ka pasur një rritje të befasishme gjatë vitit të fundit, kur shumica e profesionistëve shqiptarë kanë gjetur si mundësi jetese…

Horoskopi ditor, e Premte 10 Prill 2026

Dashi Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do doni…

Vetëm budalla tradheton, rini ju lutem mos i tradhetoni grat sepse e shkatrroni familjën (VIDEO)

Vetëm budalla tradheton, rini ju lutem mos i tradhetoni grat sepse e shkatrroni familjën.

Dy SHENJAT me më shumë FAT për ditën e nesërme, e premte 10 prill 2026!

Shenja e parë me më shumë FAT për ditën e nesërme, është Luani: Me këtë qiell, mund të kthehemi vetëm te fitimtarët, dhe duke filluar nga sot,…