Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka ndryshuar vendimin ndaj Azgan Mërnicës, duke e dënuar me 35 vite burg për vr asjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.
Me këtë vendim, Apeli ka rrëzuar dënimin e mëparshëm me burgim të përjetshëm, që ishte dhënë nga Gjykata e Fierit, duke i ulur ndjeshëm masën e dënimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Fierit.
Sipas dosjes hetimore, konflikti nisi pasi efektivi i policisë i kishte tërhequr vëmendjen Mërnicës për mënyrën e rrezikshme të drejtimit të automjetit, pasi ky i fundit kishte hyrë me shpejtësi në një kthesë pa kontrolluar rrugën.
Pas debatit verbal, situata degradoi në tragjedi.
Sipas akuzës, Mërnica ka zbritur nga automjeti, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj 28-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Efektivi Novruz Cenalia kishte rreth tre vite në shërbim me uniformën e forcave “Shqiponja”, ndërsa vr asja e tij shkaktoi reagim të fortë në opinionin publik.
Pas ngjarjes, autori u largua dhe qëndroi në arrati për rreth 48 orë, deri sa u vetëdorëzua pas negociatave të policisë me familjarët e tij.
Vendimi i Apelit për uljen e dënimit pritet të ngjallë sërish debat dhe reagime, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që pati kjo çështje në publik.