KUJDES MAKSIMAL! Rregullorja e re për Shengen hyn në fuqi – një gabim dhe mbeteni jashtë

Me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes më 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë do të përballen me ndryshime të rëndësishme në mënyrën e udhëtimit në hapësirën Shengen.

Ky sistem, i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave, do të regjistrojë hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë elektronike.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:

Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

të dhënat e pasaportës;

fotografia e fytyrës;

gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.

Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES:

Related Posts

Alarm në futboll! Zhdυken 7 futbollistë të një Kombëtareje – mister i madh

Shtatë futbollistë eritreanë janë zhdukur pas një ndeshjeje kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2027 në qytetin Lobamba, Eswatini (ish-Svaziland), tha një zyrtar nga Konfederata e…

Bëhu milioner nga shtëpia! Të rinjtë shqiptarë fitojnë deri 200 mijë $ në vit online

Shitja e njohurive profesionale në tregun global, ka pasur një rritje të befasishme gjatë vitit të fundit, kur shumica e profesionistëve shqiptarë kanë gjetur si mundësi jetese…

Horoskopi ditor, e Premte 10 Prill 2026

Dashi Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e atij qe dashuroni dhe do doni…

Vetëm budalla tradheton, rini ju lutem mos i tradhetoni grat sepse e shkatrroni familjën (VIDEO)

Vetëm budalla tradheton, rini ju lutem mos i tradhetoni grat sepse e shkatrroni familjën.

Dy SHENJAT me më shumë FAT për ditën e nesërme, e premte 10 prill 2026!

Shenja e parë me më shumë FAT për ditën e nesërme, është Luani: Me këtë qiell, mund të kthehemi vetëm te fitimtarët, dhe duke filluar nga sot,…

“Veliaj kërkon të shpëtojë duke rrëzuar Ols Dadon”, Lala tregon çfarë fshihet pas lëvizjes së kryebashkiakut

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për padinë që ka bërë Erion Veliaj në Gjykatën Administrative për të rrëzuar prokurorin që e…