Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se afera e portit të Durrësit, tenderi i këtij projekti është i njëjtë me atë të Tunelit të Llogarasë. Ai tha nga Durrësi se Balluku është kryeekspertja, gruaja më mafioze që kanë parë trojet shqiptare.
Mes të tjerash ai tha se ajo e ka vënë Ramën para.
Sali Berisha:
“¼ e Portit të Durrësit nuk ka asnjë vlerë. I duhet për kontrabandë, se i vinë anijet nga Tunizia, Libia, shkarkojnë aty. Një gjobë e tmerrshme për një vepër publike që bëhet për të zëvendësuar vjedhjet e tij. Tenderi identik me tunelin e Llograsë. Kryeekspertja, grua më mafioze se ajo në këto troje, s’ka lindur, dhe vetëm Edi Ramën ka më përpara.
Ai mendoi se do të mund të bënte me Pacollin dhe Ademin dhe i merr e përjashton dhe zgjedh kompaninë që ndante më shumë. U desh një ndërhyrje energjike e partnerëve tanë që ky tender megakorruptiv, të anulohej. Ajo bashkë me Edi Ramën, se lubia është bashkëpunëtore.”, tha ai.