Një djalë zh*duket, një vajzë dëndet me iIaçe, një burrë h*idhet në liqen, çfarë po ndodh me njerëzit në kryeqytet?

Vetëm në orët e fundit janë regjistruar tre raste shqe tësuese në Tiranë, ku një djalë u zhduk dhe nuk gjendet, një vajzë e re tentoi ti japë f_und jetës kurse një burrë në moshë të thyer u h_odh në liqen për të ikur nga kjo botë. Më konkretisht, shtetasi Xh. R. kallëzoi se është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi S. R., 43 vjeç. Policia tha sot se po punohet për gjetjen e 43-vjeçarit;

Sakaq është çuar për mjekim, në spital, një 22-vjeçare që dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh, në banesën e saj, në Fushë Krujë.

Aktualisht, vajza është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Edhe këtu po punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit;

Ndërkohë, ka tentuar të vetëhidhet në liqenin e Paskuqanit, shtetasi A. A., 82 vjeç, veprim i cili është parandaluar nga punonjësit e Policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, pak pas njoftimit.

Ndërsa .aterialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, lind pyetja, përse janë shtuar kaq shumë rastet e zhdukjes së personave dhe përpjekjeve gati të përditshme për ti dhënë fund jetës?

Edhe pak ditë më parë, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, u raportua se 30 vjeçari E.A., banues në Tiranë, ishte zhdukur në rrethana të paqarta. Edhe për këtë rast të denoncuar nga babai, nuk ka gjurmë të të riut.

Ndërsa në rrugën “Irfan Tomini”, në banesë, shtetasi O. D., 39 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar veten me mjet prerës dhe u dërgua në gjendje kritike në spital.

Por dukuria alarmante nuk ka prekur vetëm kryeqytetin. Komunikatat ditore të policisë dhe në rrethe, kanë shpesh raste të ngjashme, duke rritur shqetësimin për dukurinë që nuk po njeh frenim.

Ekspertët e policisë pohojnë se shkaqet kryesore të këture veprimeve janë kryesisht mungesa e të ardhurave dhe çështjet sentimentale.

Megjithatë, sociologët renditin dhe arsye të tjera që konfirmohen gjithashtu nga hetimet policore. Ato janë luhatjet mendore të disa njerëzve deri në probleme të certifikuara mendore, çështje borxhesh, konflikte familjare që pasohen nga mënyra të tilla si shpagim, si dhe sëmundje të ndryshme.

Në Shqipëri ka shumë organizata të ashtuquajtura jofitimprurëse, të cilat më aë shumti financohen nga ndërkombëtarët, por edhe shteti shqiptar. Megjithatë, disa thonë se zëri i tyre thuajse nuk dëgjohet dhe ndikimi për frenimin e dukurisë, nuk duket gjëkundi. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Çfarë po ndodh? Britma e ulërima në shtëpi,një mysafir “i paftuar” hyn në “BBVA5″,Rogerti kërkesë Vëllait të Madh

Një mysafir “i paftuar” ka hyrë pasditen e sotme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 5”, çka ka shkaktuar frikë e ankth te banorët. Teksa qëndronin…

LAJM I MIRË/ Bie çmimi naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës për datën 10 prill 2026. Sipas vendimit…

Lajm i mirë për prindërit – ja kur paguhen 100€ për fëmijët

Në Kosovë pritet të nisë shpërndarja e shtesave për fëmijët duke filluar nga 1 qershori, datë që përkon simbolikisht me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Burime për Gazeta…

Horoskopi ditor, e shtunë 11 prill 2026

Dashi Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë personit qe dashuroni. Me ne fund do mbarojnë njëherë e mire problemet de mosmarrëveshjet qe keni pasur me…

“Si do të mbajë dheu? Si do durojmë këtë dhimbje o shpirti jonë?” Ky është i riu që vdiq dje, priste të bëhej babai i një vajze

Personi që shihni në foto është i riu Igli Gjoça, të cilit iu pre jeta në mes një dite më parë si pasojë e një kontakti me…

Ra nga tarraca e hotelit, vd*s pronari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e objektit….