Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gjirokastër, ku bashkëpronari i një hoteli ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e objektit.
Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari Krenar Stroka ndodhej në tarracën e hotelit “Olimpik” kur ka rënë nga një lartësi rreth 15 metrash.
Ai është transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident fatal.