Eduart Afmataj është autori i vr asjes së Artur Çangut në Fushë Krujë pak më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Nikël, ndërsa gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat mëson se viktima dhe autori ishin fqinj.
Mes tyre kishin një konflikt, ndërsa ende nuk dihen detajet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Tiranës njofton e autori i vr asjes në Nikël është ende në arrati.
Vr asja ka ndodhur rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, ku sipas policisë, nga një konflikt për motive të dobëta, Eduart Afmataj ka vr arë Artur Çangun.
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vr arë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij”-njofton policia.v