“Më ndihmoni t’i shoh dy djemtë e mi të mitur që të ecin sërish”

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR
Një apel i ndjerë për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga nëna e dy vëllezërve të mitur, Kristjanit 13 vjeç dhe Mateos 10 vjeç, të cilët po përballen me një sëmundje gjenetike të rrallë dhe serioze, Friedreich’s Ataxia.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, nëna e tyre, Blerta Daci, kërkon ndihmën dhe solidaritetin e të gjithë shqiptarëve për t’u dhënë djemve një shans për një jetë më të mirë.

“Përshëndetje! Quhem Blerta Daci. Jam nëna e dy djemve, Kristjanit dhe Mateos, me sëmundje gjenetike, të dy. Kërkojnë një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, për shërimin e tyre nga skolioza dhe mundësinë që ata të ecin sërish. Është shumë e kushtueshme për familjen tonë”, shprehet ajo.

Në video, njëri prej vëllezërve përlot me fjalët e tij të thjeshta:

“Ju lutem më ndihmoni mua dhe vëllain tim!”

Dy të miturit vuajnë nga Friedreich’s Ataxia, një sëmundje e rrallë gjenetike që prek sistemin nervor dhe lëvizjen, duke e bërë çdo ditë një sfidë të madhe për ta dhe familjen e tyre.

Mjekët kanë rekomanduar që trajtimi dhe ndërhyrja kirurgjikale të kryhen në një spital në Turqi, pasi këto procedura nuk realizohen në Shqipëri. Kostoja totale e trajtimit arrin në rreth 170 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen.

Familja ka hapur edhe një faqe GoFundMe, ku çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën dhe t’u japë Kristjanit dhe Mateos mundësinë për trajtim dhe shpresën për të ecur sërish.

JOQ Albania i bashkohet këtij apeli dhe fton të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për t’u ardhur në ndihmë dy vëllezërve të vegjël.

Çdo ndihmë është një shpresë për jetën e tyre.

Related Posts

Horoskopi ditor, e Shtunë 11 Prill 2026

Dashi Do kaloni plot çaste te lumtura sot pranë personit qe dashuroni. Me ne fund do mbarojnë njëherë e mire problemet de mosmarrëveshjet qe keni pasur me…

SKANDAL NË RRJET? Veprimi i fundit i familjarve te Selin dhe Mirit nuk ju pelqeu fansave te tyre ( Foto/Video)

Një situatë e dyshimtë po bën xhiron e rrjetit dhe ka ndezur debat të madh mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në fokus është Selin, e…

A është më mirë të bësh dush në mëngjes apo në darkë? Ja çfarë rekomandohet

Nëse mendoni se zgjedhja e orës së ditës për të bërë dush është thjesht çështje preference personale, një mjek do t’ju këshillonte ta rishikoni këtë mendim. Sipas…

“Irani zbulon një armë më të fortë se B0MBA atomike”, ish-ministri i Jashtëm zbërthen deklaratën

Gazetari Frango Egro, gjatë emisionit të tij Balkan Talks, citoi një thënie të një analisti pakistanez, i cili ka deklaruar pak ditë më parë se Irani ka…

Krushq me njëri-tjetrin? Vr*sja në Nikël! Zbulohet lidhja e viktimës me autorin, ja përpIasja me djemtë disa ditë para krimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vr asjen e ndodhur në Nikël, ku viktimë mbeti Artur Çangu. Sipas informacioneve, autori i dyshuar Eduart Afmataj ka…

VIDEO / I kërkuar nga Interpol për vr*sje dhe dyshime për t*rturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi (EMRI)

Në një apartament në lagjen Pinares, në Pereira të Kolumbisë, përfundoi arratia e një shtetasi shqiptar të kërkuar nga autoritetet evropiane. Bëhet fjalë për Florind Ramën, i…