Tërmet gjatë natës në Maqedoni – u ndje edhe në rajon
Gjatë natës, pjesa lindore e Maqedonisë së Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter, bëjnë të ditur burimet zyrtare.
Lëkundja sizmike është regjistruar rreth orës 00:22, pranë qytetit të Pehçevës, në koordinatat 41.800° gjerësi veriore dhe 22.880° gjatësi lindore, në një thellësi prej rreth 16.3 kilometrash.
Sipas informacioneve të para, tërmeti është ndjerë nga banorët e zonës, por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme materiale.
Bëhet fjalë për një tërmet të lehtë, i cili ka shkaktuar vetëm lëkundje të shkurtra, pa pasoja serioze për popullatën.