Skip to content

“Katastrofë, u dogjën të gjitha”/ Zjarri shkrumbon banesën në Kurbin, familja mbetet në qiell të hapur

Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Fushë-Mamurras te Kurbinit, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatë dhe banesa i përket shtetasit Lulzim Tarja. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Ishte ora 11 e gjysmë, kërciti dera. Erdhi dhe zjarrfikësja, por erdhi pak vonë. Katastrofë, të gjithë gjërat që kisha ikën. Shkaku duhet të jetë i korrentit se tjetër gjë nuk ka”, tregon Tarja.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Laçit, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit dhe kanë bërë të mundur izolimin e tij, duke shmangur përhapjen në banesat përreth.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Published inTë Fundit