Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në një studio televizive, tregoi detaje nga vr asja që tronditi dje Niklën në Fushë-Krujë.
Ajo tha se Artur Çangu dyshohet se është vr arë nga Artur Çangu. Sipas policisë, motivet ngelen ende mister.
“Pati një ngjarje të rëndë të premten pasdite në Nikël të Fushë-Krujës. Që nga ngjarja e ndodur te rrethrrotullimi i Rinasit, s’kishim parë një ngjarje tjetër kaq të rëndë. Fillimisht u tha se fëmijët e Artur Çangut ishin konfliktuar me autorin e dyshuar, Eduart Afmatajn.
Por u konfirmua se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një zonë ku nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, mbetet për t’u sqaruar.
Duket si vr asje për motive të dobëta. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Çangu kishte dalë nga banesa për të shkuar te ullishtja e tij. Ai është vr arë me armë, çifte. Mbetet për t’u sqaruar dinamika, pasi është zonë e papopulluar.
Pjesa që dua të ndalem është se jo çdo konflikt zgjidhet me armë, por duhet t’i drejtohen institucionet. Kjo do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, një krushqi të prishur.”, tha ai.