Gara për finalen ka hyrë në momentet më vendimtare dhe publiku duket se ka dhënë sinjalet e fundit për banorët që do të sigurojnë një vend në natën finale të Big Brother VIP Albania.
Sipas rezultateve më të fundit nga sondazhet online, tabloja është bërë më e qartë për disa prej konkurrentëve kryesorë.
Mateo rezulton banori më i votuar për të shkuar në finale, duke marrë 79 për qind vota pozitive dhe duke u renditur i pari në këtë garë. Edhe Brikena shfaqet shumë e favorizuar nga publiku, me 73 për qind mbështetje, duke siguruar një avantazh të fortë ndaj të tjerëve.
Ndërkohë, situata mbetet e balancuar për Shëndritin, i cili ka 50 për qind vota pro dhe 50 për qind kundër, duke e bërë një nga rastet më të hapura për vendim.
Nga ana tjetër, Miri ka marrë 45 për qind vota pozitive dhe 55 për qind kundër, çka e vendos në një pozicion më të vështirë për finalen. Edhe Rogerti mbetet ndër më pak të favorizuarit, me vetëm 27 për qind mbështetje dhe 73 për qind vota kundër.
Bazuar në këto rezultate, deri në këto momente më të favorizuar për të shkuar në finale sonte duken Mateo dhe Brikena, ndërsa gara mbetet e hapur për vendet e tjera.
Megjithatë, këto janë vetëm rezultate sondazhesh dhe gjithçka pritet të konfirmohet gjatë spektaklit live, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE